Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

557 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport Illustrated ndez alarmin: “Haaland? Po cfare thoni: Chelsea gati nje mega-oferte per lojtarin e Interit.”

Sport Illustrated ndez alarmin: “Haaland? Po cfare thoni: Chelsea gati nje mega-oferte per lojtarin e Interit.”
Inter Club Staff

Chelsea eshte nje nga skuadrat e medha te Europes qe pritet te beje nje nga merkatot me te zjarrta ne vere.

Mbi te gjitha ne repartin e sulmit ku kete sezon ata e kane ndjere shume mungesen e nje sulmuesi me peshe.

Per kete gje ka folur Sports Illustrated e cila ka treguar edhe strategjine e bluve qe nje fare menyre prek edhe Interin.

“Ne kete moment qe po flasim, Abramovich deshiron te kenaqe teknikun e tij Thomas Tuchel dhe do qe ti bleje nje sulmues me peshe.”

“Ne ditet e kaluara eshte folur per shume lojtare. Haaland? Eshte nje lojtar qe mund ti pelqeje cdo skuadre ne Europe, por Chelsea ka ide te tjera.”

“Ata duket se jane fiksuar me ish-lojtarin e tyre Romelu Lukaku qe aktualisht eshte tek Interi dhe po mendojne per nje mega-oferte qe mund te kaloje edhe 100 milione eurot.”

“Kontaktet e para kane filluar me agjentin e lojtarit por deri me tani nuk eshte se ka pasur shume sinjale pozitive.”

“Edhe pse Romelu Lukaku eshte i pari ne liste, preferohet edhe para Haaland, shanset qe ai te shkoje ne Londer jane te pakta. Interi e konsideron lojtari ne pashitshem por keto zera natyrisht qe jane nje kembane alarmi per zikalterit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.