Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

459 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Conte: “Tifoze, me degjoni: ja kush po mundohet te shkaterroje Interin. Klubi me ka thene se…”

Inter, flet Conte: “Tifoze, me degjoni: ja kush po mundohet te shkaterroje Interin. Klubi me ka thene se…”
Inter Club Staff

Antonio Conte ka dale sot perpara gazetareve ne konferencen per shtyp tradicionale ne prag te ndeshjes Cagliari-Inter.

Keto kane qene fjalet e tij te plota ne shqip, te sjella nga ju nga stafi i Inter Club Albania.

Mister Conte, cfare ndeshje prisni neser?

“Pres nje ndeshje te forte, te veshtire. Kur luan kunder Cagliarit duhet te presesh gjithmone keto lloj ndeshjesh.”

“Ne duhet te jemi te zotet te luajme ne menyren e duhur qe ne momentin e pare. Qe ne shkelmimin e pare te topit.”

Si eshte Vidal? Cfare reaksioni prisni nga skuadra ne Cagliari?

“Arturo eshte perseri jashte. Ai eshte rikthyer te punoje. Ka pasur nje problem te vogel muskular, duhet te qendroje pak pushim qe te rekuperohet sa me mire.”

“Koha e pritjes nuk do te jete e gjate, por me mire ta respektojme ate per te miren e te gjitheve ne.”

“Per sa i perket reaksionit, dalja nga Champions ka qene shume e dhimbshme per mua dhe lojtaret e Interit.”

“Kishim vene ne kembe nje situate te rendesishme pas humbjes me Real Madrid, por nuk arritem te benim dot nje gol, aq sa na duhej.”

“Me vjen keq te dalim keshtu. Por tani duhet ta metabolizojme dhe te ngreme koke.”

“Morali nuk eshte ne qiell, por eshte e drejte qe te kete dhumbje. Por duhet te perballemi me situaten qe te kemi nje ndeshje te mire neser.”

Cili eshte mesazhi qe deshiron ti dergosh tifozeve te Interit?

“Qe te mos behemi krah me ata qe po kenaqen dhe shpresojne qe te shkaterrohet gjithcka cfare kemi krijuar ne nje vit e gjysem bashke.”

“Shikoj sume negativitet. Te mos behemi krah me ata qe duan te na shkaterrojne sepse shohin se mund te kete frute te kesaj pune.”

“Duhet te qendrojme kompakte dhe te bashkuar, duke e ditur se kete rrugetim qe e kemi nisur nje vit me pare, e kemi nisur duke mberritur ne gjysmefinalen e Kupes se Italise, nje finale te Europa League dhe te dytet ne Serie A.”

“Jemi rikthyer qe te kemi nje besueshmeri te madhe. Kemi vleresuar disa lojtare te rinj. Duhet te kemi besim.”

“E kuptoj qe ka shume padurim, duke pare vitet qe nuk eshte fituar asgje, por koha per ne eshte e arte.”

“Po kalojme keto situata per te ndertuar nje gratacele, ashtu si e meritojne tifozet e Interit. Jo nje shtepize te vogel.”

“Te mos behemi krah me ata qe po gezohen per ate qe na ndodhi, sepse nuk eshte e drejte.”

“Te jemi kompakt gjithmone. Po punojme ne menyre te rendesishme dhe po shihet. Kush deshiron ta shohe Interin keq kerkon shkaterrim.”

“Ne do te kerkojme qe te ndertojme sepse ne duam vetem te miren e Interit.”

Po ti, nuk e ndjen detyrimin per te fituar kampionatin kete sezon?

“Une e kam marre kete rrugetim dhe klubi ka qene shume i qarte me mua. Me ka folur per nje rrugetim rritje, vleresimi, te ndihmojme keta lojtare me prespektive te behen TOP PLAYER.”

“Klubi ka qene shume i qarte me mua, dhe ne gusht une me drejtuesit. E kemi pranuar se do te ishte nje sezon i veshtire per shkak te situates financiare per shkak te Covid19.”

“Vendosem te dalim te bashkuar, te vazhdonim ate qe kishim nisur. Une ju them se deklarata e presidentit qe keni lexuar dje ne media, eshte e vertete.”

“Mua me jane thene ato fjale. Eleminimi ne Champions League djeg shume, por kush me njeh, e di se si po e perjetoj.”

Skuadra po e ka te veshtire te luaje me skuadrat e mbyllura? Perse Eriksen nuk po permiresohet?

“Kush e ka thene kete qe ai nuk po permiresohet? Mbase ju, por ju e shikoni vetem gjate ndeshjes.”

“Po ku e dini ju cfare une po bej me te? Kur ta shihni, do ju vije habi mbase dhe do te terhiqni mbrapsht cdo gje qe keni thene deri me sot.”

“Detyra e nje tranjeri eshte qe te permiresoje te gjithe lojtaret qe ai ka ne dispozicion, nga i pari tek i fundit.”

“Christian e di shume mire se une po punoj me nje ndershmeri totale dhe intelektuale me te qe prej dites se pare.”

“Ai e di qe une kerkoj gjithmone qe te permiresoj te gjithe lojtaret qe stervis, qe nga 18 vjecari e deri te me i vjetri ne skuader.”

“Une po punoj me te dhe po kerkoj qe te permiresoj disa aspekte te loja e tij. Ndonjehere mund t’ja dal ne menyre me te dukshme ne disa raste te tjera me pak.”

“Por detyra ime eshte te rris te gjithe lojtaret, edhe Christian. Mbase do te duhet pak me shume kohe, kjo po.”

“Por do te vije momenti mbase kur ai do te shpertheje dhe do te tregoje permiresime te dukshme ne fushen e lojes.”

“Skuadrat e mbyllura? Shpesh here gjejme perballe skuadra qe kerkojne te presin goditjet dhe te mos bejne asgje.”

“Ne kampionat ama kemi sulmin me te mire. Krijojme shume, dhe eshte me te vertete e cuditshme qe ne 180 minuta te mos kemi konkretizuar asgje nga ato qe kemi krijuar.”

“Te gjendesh perballe skuadrave te mbyllura do te thote se ka respekt te madh ne drejtim te lojes qe ne bejme.”

“Kjo sepse shume nga ata qe perballemi, cnatyrohen perballe nesh. Por duhet te jemi me te keqinj dhe me cinik, okazionet duhet ti shfrytezosh nese do rezultat.”

Te luash vetem ne Serie A mund t’ju jape nje avantazh? Cfare duhet te beni per te bere ate kapercimin e madh?

“Shume gjera. Duhet te kemi durim qe te punojme dhe te rrisim lojtaret per tu perballur me keto ndeshje duke mos pasur aq shume presion.”

“E rendesishme te rritemi edhe ne kete kendveshtrim: ju e dini qe ka ndeshje qe duhen fituar dhe ne fund fitohen pavarsisht se cfare ndodh, pa u futur ne fushe.”

“Por duke qene se po flasim per nje skuader te re, e shoh pak te veshtire te behet cdo gje menjehere. Ka shume rruge per tu bere.”

“Por i shoh lojtaret e mi dhe shikoj se kam besim te madh tek ata, e shoh se si po sterviten. Eshte e paevitueshme qe presioni mund te ndihet me shume tani, sepse kur luan ndeshje jete a vdekje me Realin dhe Barcelonen, jane me te vertete momente kyce, decizive, te veshtira.”

“Por po punojme, e di qe veshtiresi ka pasur, ka dhe do te kete. Duhet punuar. Fakti qe na ka mbetur vetem Kupa e Italise dhe Kampionati, do te thote se jemi teper te merzitur qe kemi dale nga Europa.”

“Ne besonim fort te Europa, na vjen keq. Tani kemi kampionatin dhe duhet te perqendrohemi me mish e me shpirt ketu.”

“Nga tani deri ne shkurt nuk ka asgje ne vecanti as per te tjeret, sepse ndeshjet jane te njejta.”

Perse Interi nuk e ka merituar kualifikimin? Nje analize e kesaj natyre mund te ndihmoje te permiresoheni ne Serie A?

“Une mendoj se te gjitha zhgenjimet dhe situatat negative duhet te shihen me inteligjence qe te kuptohet se si te punojme me to.”

“Per tu permiresuar duhet te japim nje pergjigje ne fushe. Mendoj se ne grup kemi paguar shume ndeshjet kunder Real, sepse ne takimet direkt me Shakhtar dhe Borussia e kemi treguar se duhet te fitonim.”

“Kunder Real kemi munguar totalisht. Mbi te gjitha aty ja kemi komplikuar jeten vetes. Duhet te kuptojme se ka momente ku gabimi nuk duhet te ekzistoje.”

Per karrieren e bere, a i konsideron se pritshmerite kane qene shume te larta per ty kur erdhe tek Interi?

“Nuk eshte e drejte qe te flasim per lojtaret. Mund te flas per situaten, me siguri kur e kam marre une Interin nuk ishte ne maje.”

“Por une e dija, mu tha, nga ana ime kishte nje deshire te madhe qe te futesha ne loje pikerisht per kete.”

“Une e kam kete ambicje, kete deshire, kete vendosmeri, kete shpres.e Duke e ditur se sot per sot ka akoma veshtiresi qe atehere nuk ishte per shembull.”

“Covid na ka sjelle veshtiresi tem edha, nuk eshte e drejte qe te flas une. Do te flase klubi per kete. Une duhet te rri urte. Te punoj, te jap gjithcka dhe te ve fytyren time perpara. Une e ve gjithmone fytyren time.”

Cili ka qene motivi i shitjes se Diego Godin?

“Nuk eshte e drejte mendoj qe te justifikojme blerje dhe shitje. Une kam respekt dhe e kam xhan Diegon.”

“E di shume mire ai cfare mendoj per te, e rendesishme eshte qe ai ta di. Jo te tjeret. Ai.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.