Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

156 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet De Vrij: “Tani kemi nje avantazh me shume. Conten e falenderoj per dicka ne vecanti: sepse ai…”

Inter, flet De Vrij: “Tani kemi nje avantazh me shume. Conten e falenderoj per dicka ne vecanti: sepse ai…”
Inter Club Staff

Stefan De Vrij ka dhene nje interviste per La Gazzetta dello Sport dhe ka nenvizuar keshtu edhe kompaktesine e gjetur te skuadres.

“Me pelqen qe konsiderohem si nje “The Wall” i ri – thote ai. Kam pasur fatin te flas me Samuel ne te kaluaren: eshte nje mbrojtes i madh dhe nje njeri i madh.”

“Cfare ka ndryshuar ne mbrojtje? Jemi bere me kompakt si skuader dhe kjo na ben shume te lumtur edhe ne qe jemi prapa.”

“Jemi nje repart i bashkuar dhe qe luajme bashke. Ndihemi mire edhe brenda por edhe jashe fushes dhe kjo te ndidhmon shume.”

Gezimi me i madh per te eshte derbi i fituar 4-2 dhe zhgenjimi me i madh humbja e finales se Europa League: “Ndonjehere e mendoj.”

“Por me pas them: nuk ka sens te mendoj gjera te tristhuara. Eleminimi nga Champions? Dicka ne Europe na ka munguar, por tani eshte koha ta kthejme ne nje avantazh mungesen ne Kupat Europiane.”

“Fakti se mund te perqendrohemi ne Serie A tashme mund te jete dicka e mire, por do te varet vetem nga ne tani e tutje.”

“Te gjitha fjalet jane ne fjalorin tim, edhe fjala “kampionat” (qesh). Por eshte e kote te shohim prapa, duhet te shohim para.

Nuk mungojne as fjalet e medha per Conten: “Ai esjte nje fitues, te kthen skuadren me te njejten deshire qe ka edhe vet dhe kerkon te shfrytezoje te gjithe potencialin qe gjithesecili ka.”

“E ben kete gje, te transmeton pasion dhe mentalitet. Mua me thote se jam shume i mire dhe shpesh here duhet te jem me i keq.”

“Edhe fale tij kam bere hapa perpara ne kete gje. Ambienti negativ? Negativiteti mbetet jashte Appianos, ne jemi te bashkuar, te perqendruar ne objektivat tane.”

De Vrij me pas elozhon edhe Hakimin: “Rralle kam pare nje lojtar aq te shpejte sa ai” dhe Vidal “na ndihmon shume me dyluftimet qe ben, eshte edhe nje njeri i madh”, thote ai.

Por nuk harron as Lukaku: “Eshte nje nder me te fortet ne bote.”

Milani? “Kane nje skuader te forte me shume lojtare te mire: me duken teper te bashkuar. Pastaj e njoh tranjerin e tyre shume mire duke qene se kam punuar me te per dy vite.”

“Eshte i zoti, human por edhe i pergatitur. Jam i lumtur qe ka pasur nje rritje te rendesishme profesionale.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.