Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 13, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Antonio Conte: “Cfare sinjali nga zikalterit ndaj Barces. Por e di qe nuk do te jete…”

Inter, flet edhe Antonio Conte: “Cfare sinjali nga zikalterit ndaj Barces. Por e di qe nuk do te jete…”
Inter Club Staff

Pak minuta perpara se Inter te zbriste ne fushen e lojes, per Sky Sport eshte ndalur te flase edhe Antonio Conte.

Tranjeri qe fitoi Scudetton me Interin por qe nuk arriti dot te kalonte asnjehere grupet e Champions League, ka thene fjale teper te rendesishme per ish-skuadren e tij.

Keshtu eshte shprehur ai: “Ne kete moment, mendoj se Napoli po ben dicka vertete te jashtezakonshme”.

“Dua ti bej komplimenta skuadres, lojtareve por ne vecanti edhe Luciano Spallettit, qe ka bere nje pune te mire shume”.

“Te fitosh me Liverpool nuk eshte asnjehere e thjeshte, pastaj me Ajax jane treguar te mrekullueshem, te pabesueshem”.

“Inter? Ata kane rene ne grupin me te veshtire, por kane dhene nje sinjal te jashtezakonshem me Barcelonen”.

“Te gjithe flasin per nje Barcelona me perpara por une di te them se nuk do te jete aspak e thjeshte per Barcelonen ne Camp Nou”.

“Psikologjikisht kur fiton, ti del nje hap me lart se kundershtari ne te tilla raste dhe ajo qe ke bere njehere, mund ta perserisesh”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.