Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

587 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tranjeri i Venezias, cfare deklarate: “E pabesueshme. Di vetem me kete qe pashe sot nga Inter, ata jane…”

Tranjeri i Venezias, cfare deklarate: “E pabesueshme. Di vetem me kete qe pashe sot nga Inter, ata jane…”
Inter Club Staff

Paolo Zanetti, tekniku i Venezias ka analizuar ndeshjen e luajtur nga skuadra e tij per DAZN dhe ka thurur me te vertete elozhe te medha per Interin.

“Normal qe duhet te jemi te sinqerte dhe te ndershem. Gjerat duhet ti themi ashtu si jane dhe ashtu si i pame ne fushen e lojes.”

“Di vetem me kete qe pashe sot konfirmova se Interi eshte nje skuader e jashtezakonshme, qe ka fituar nje Scudetto me merite, qe ne Europe po ben shume mire dhe sot na tregoi edhe neve ketu forcen e saj.”

“Na ka munguar pak kualitet ne metrat e fundit, ku kemi arritur shume pak here, por kjo ndodhi me shume per merite te Interit.”

“Na mungon eksperience natyrisht, por jemi ne fillim te rruges sone. Askush nuk na mendonte ne kete pozicion ne fillim.”

“Skuadra ka luajtur shume mire sot edhe ndaj kampioneve te Italise. Perpara kishim nje skuader te habitshme, te pabesueshem vertete.”

“Lojtaret tane duhet te behen lojtare te rendesishem. Kemi lojtare qe kane lindur ne 2002, ne 2000, ne 2001. Duhet te rriten shume.”

“Napoli dhe Milani luajne fort si Interi, por Inter ka nje loje te mire por edhe nje fizik teper te madh, eshte e forte edhe ne duele pervec se eshte ne loje.”

“Kjo eshte edhe merite e mister Contes por edhe e Inzaghit. Kjo skuader eshte nje miks i frikshem.”

“Sipas meje, keto tre skuadra do te luftojne deri ne fund per Scudetton, por Inter besoj do mund te beje dicka te madhe ne Europe gjithashtu. Kane nje nivel te pabesueshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.