Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 27, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Inzaghi: “Bashke kemi bere dicka speciale. Kemi marre nje lajm te mire, por tani presim edhe…”

Inter, flet edhe Inzaghi: “Bashke kemi bere dicka speciale. Kemi marre nje lajm te mire, por tani presim edhe…”
Inter Club Staff

Inter ka fituar 4-0 ndaj Viktoria Plzen dhe ka kaluar keshtu ne 1/8 e Champions League nje jave me heret. 

Per Prime Video ka folur Simone Inzaghi, i cili ka komentuar keshtu ndeshjen:

Pas shortit mendohej se mund te arrihej kualifikimi dhe nje jave perpara madje?

“E shpresonim. E dinim qe ishim ne nje grup teper te veshtire, kemi shkuar pertej cdo pritshmerie. Nje duartrokitje e madhe per keta lojtare”.

Sa eshte rritur Inter? A jeni te kenaqur me lojen?

“Patjeter. Te arrihet kaq heret objektivi i pare sezonal eshte dicka teper speciale. Jemi rritur ndeshje pas ndeshje, sidomos pas nje perballje te dyfishte me Barcelonen qe na ka dhene shume besim. Jemi te lumtur per te gjithe boten Inter”-

Calhanoglu perpara mbrojtjes: sa e ke menduar?

“Ai eshte nje lojtar qe bashkon kualitet dhe sasi. Vitin e kaluar disa here e kisha futur aty, e kisha provuar edhe me pare”.

“E te mos harrojme Asllanin qe po jep nje dore te madhe. Hakan me ka dhene disponueshmeri te larte, po rritet shume ndeshje pas ndeshje”.

Tani rikthehet Brozovic dhe Lukaku?

“Lajmi i bukur sot ishte dhe rikthimi i Lukakut. Por eshte rikthyer edhe Gagliardini. Nderkohe, te gjithe presim edhe Brozovic. Duke luajtur gjithmone, duhet te kem mundesine te zevendesoj lojtaret”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.