Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

696 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Inzaghi: “Derbi i rendesishem. Per sa i perket merkatos dhe gjendjes se Bastonit ju them se…”

Inter, flet edhe Inzaghi: “Derbi i rendesishem. Per sa i perket merkatos dhe gjendjes se Bastonit ju them se…”
Inter Club Staff

Merkato dhe derbi: keto dy ingridiente jane kryesoret ne konferencen per shtyp te dites se sotme te Simone Inzaghi, per ndeshjen e neserme qe luhet ne oren 18:00.

Keto kane qene keshtu fjalet e tranjerit zikalter:

Milan ka nje aset teknik te percaktuar. Cfare ndeshje prisni?

“Duelet do te jene te rendesishme, e dime te gjithe cfare perfaqeson nje derbi per nje klub qe jeton per tifozet saj si Inter2.

“Skuadra po vjen mire, kemi rekuperuar edhe menderisht, por edhe fizikisht. Sot do te kemi stervitjen e parafundit, neser do te kete nje ndeshje shume te madhe”.

Calhanoglu dhe Lautaro kane cituar derbin e vitit te kaluar pas ndeshjes me Cremonesen.

“Derbi i fundit eshte fituar 3-0 dhe na ka sjelle ne shtepi ne trofe (Kupa e Italise). Une kam djem me shume deshire dhe personalitet.”

“Do te perballen dy skuadrat e para te kampionatit te kaluar. Me principet e veta te lojes. Ne kater ndeshje vitin e shkuar, kemi pasur shume ekuiliber, jane vendosur gjithmone nga episodet”.

A je i lumtur nga merkato?

“Absolutisht po. Klubi ka punuar shume mire duke me sjelle lojtare te rendesishem duke e ditur shume mire qe kishim goxha restriksione”.

“Tani jam shume i kenaqur me skuadren. Pas dy sesione merkatosh pozitive ne nivel financiar, edhe skuadra eshte kompetitive dhe do e tregojme ne fushe.”

Sa do te mungoje Lukaku?

“Shpresa eshte qe te rekuperohet perpara pushimit te kombetareve. Do te duhet kohe, por stafi mjekesor po punon mire me te.

Derbet i vitit te kaluar?

“Te gjithe te ndryshem, me ekuiliber. Skuadra ime ka personalitet. Duhet te jemi te zotet qe te dalim te forte edhe pas episodeve. Do te kete duele te medha. Duhet te kete bindje”.

A eshte ky Interi me i forte qe ke stervitur?

“Ate do e thote fusha, ashtu si kam thene edhe me pare, klubi ka punuar shume mire dhe me ka vene nje skuader teper kompetitive me lojtare te rendesishem ne dispozicion. Kemi nje miks lojtaresh te rinj dhe te vjeter”.

Inter si mberrin ne kete derbi? Ka marre shume kritika ne krahasim me Milanin, edhe pse eshte me lart?

“Une e kam thene ne fund te ndeshjes me Cremonesen. Nga humbja me Lazion eshte folur shume. Normale qe eshte nje humbje qe ben lajm sepse ka humbur Interi”.

“Por di qe mund te permiresohemi. Sa me shume, aq me mire”.

Ka ardhur Acerbi. Ku mund te permiresoje ai skuadren?

“E njohim te gjithe, eshte nje lojtar me eksperience te madhe dhe qe ka punuar me mua edhe me pare”.

“Eshte lojtar i rendesishem, i Kombetares gjithashtu, do te jete nje ndihme e madhe. Mund te beje lojtarin qendror, por edhe te krahut ne qender.”

“Do te jete i rendesishem ashtu si Ranocchia vitin e kaluar dhe shpresoj te luaje shume. Ranocchia ka qene i cmuar per trofete tane”.

Bastoni mund te luaje? Dzeko apo Correa me Lautaron?

“Mungon edhe stervitja e sotme. Neser ne mengjes do te bejme zgjimin muskular. Bastoni nuk ishte ne 100% te formes perpara Cremoneses, kishte temperature”.

“Kam preferuar ta le ne pankine. Ne keto dy dite e kam pasur ne dispozicion. Sot kthehet totalisht ne grup me neve”.

“Per sa i perket partnerit te Lataros, te shohim. Shpresoj qe Bastoni te jete ne listen e lojtareve qe mund te luajne fillimisht.

Si eshte Gosens pas zerave ne fund te merkatos?

“Nuk dija asgje, lojtari eshte ne 100% te mendesise brenda skuadres dhe botes Inter. Pas gjashte muajsh, ne kemi punuar fort qe ai te jete ne gjendje per te luajtur”.

“Ne kete moment preferoj ta fus nga pankina, sepse me jep me shume energji. Ne krahun e tij kam edhe Darmian dhe Dimarcon. Ndeshjet jane shume, minutazhi do te rritet per te gjithe”.

I ke frike lojtaret e kundersulmit te Milani?

“Do i analizojme me kujdes. Mendoj se ne ndryshim nga ndeshjet e tjera, diferencen ne ndeshje si kjo e ben motivimi”.

“Jemi te njejtet e vitit te kaluar. Mbase duhet te rritet akoma gjendja. Por kur pesohet nje gol, nuk duhet te flasim vetem per mbrojtesit.

Calhanoglu ka thene se zjarrin e keni brenda. A kujton si kane festuar lojtaret e Milanit pas fitimit te Scudettos?

“Cdo njeri ben dhe feston ate qe do. Une personalisht kujtoj vetem netet kur kam ngritur ne qiell dy trofete e Interit dhe kur jam perqafuar me publikun e Interit ne ndeshjen e fundit.”

Me merkaton e mbyllur, ka ndonje skuader qe eshte perforcuar me shume?

“Skuadrat jane perforcuar te gjitha. E kemi pare sa e veshtire eshte te fitosh disa ndeshje. Eshte normale qe ka 6-7 skuadra ne lufte per Scudetto.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.