Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

178 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Inzaghi per mediat: “Pas asaj qe ndodhi jemi shume te nevrikosur. Nuk mund te…”

Inter, flet edhe Inzaghi per mediat: “Pas asaj qe ndodhi jemi shume te nevrikosur. Nuk mund te…”
Inter Club Staff

Ne vigjilie te javes se trete te fazes se grupeve ne Champions League, Simone Inzaghi ka folur per mikrofonat e Sky Sport.

Ai ka dashur te prezantoje sfiden kunder Sheriff pak perpara konferences per shtyp qe tranjeret japin zakonsiht perpara ndeshjeve te Champions dhe e ka bere kete gje per Sky Sport.

“Neser eshte nje ndeshje shume e rendesishme. Jemi ende ne javen e trete te grupeve dhe nuk kemi fituar akoma.”

“Kundershtari qe do te kemi perballe do te jete me pike te plota. Duhet te tregohemi te zotet qe te bejme nje ndeshje te madhe dhe per tu futur ne lojen e kualifikimit sa me shpejt.”

Kjo skuader ka ulje dhe ngritje, ndonjehere nuk arrin te gjeje rezultatin. E prisje?

“Per ate qe ndodhi, te gjithe jemi shume te nevrikosur sepse sipas meje kemi bere 60 minuta shume te mira kunder nje skuadre te forte.”

“Kemi bere aksione te bukura dhe te manovruara mire qe nga prapavija. Ka shume pendese per ate qe ndodhi. Kam folur me djemte dhe jane shume te nevrikosur. Ashtu jam edhe une.”

“Jam i lumtur se kjo do te thote se kam te bej me fitues.”

Ndryshimi i shume lojtareve ndeshje pas ndeshjes eshte i paevitueshem per shkak te kalendarit te ngjeshur?

“Sot duhet te vleresoj. Jemi 36 ore larg nga Lazio dhe do te kemi nje stervitje sot. Duhet te shoh si jane lojtaret, si jane rekuperuar nga e shtuna.”

Cfare do te beni per te marre tre piket?

“Do te jete nje ndeshje me shume vrap, agresivitet dhe lufte. Kane fituar dy ndeshje jo per shans por per aftesi. Duhet te jemi te zotet.”

“Jane nje skauder qe luan ngushte dhe agresive. Duhet te jemi te zotet te mbajme fushen mire.”

Ne Champions Interi nuk shenon prej nje viti. Eshte nje rastesi?

“Shume kohe, po, por ne jemi sulmi me i mire ne Serie A dhe krijojme shume. Neser do duhet qe te perqendrohemi shume dhe te marrim nje fitore thelbesore.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.