Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

428 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Marotta: “Tifozet kane te drejte, jemi shume te zhgenjyer. Me vjen keq sepse Conte…”

Inter, flet edhe Marotta: “Tifozet kane te drejte, jemi shume te zhgenjyer. Me vjen keq sepse Conte…”
Inter Club Staff

Beppe Marotta, CEO Sportiv i Interit, ka folur per mikrofonat e DAZN pak perpara ndeshjes se sotme ndaj Cagliarit.

Keto kane qene fjalet e tij: “Takimi qe kemi pasur me Conten eshte dicka normale, dicka qe ndodh here pas here.”

“Eshte analizuar me kujdes momenti ne menyre pozitive dhe eshte bere autokritike ne ate qe cfare ka shkuar keq.”

“Eriksen? Jo, nuk ka qene pjese e diskutimit ne ate takim. Eriksen eshte nje kompetence e tranjerit, ne nuk futemi ne keto diskutime.”

“Ai eshte pjese e skuadres, eshte ne dispozicion dhe eshte nje profesionist. Eshte e drejte qe tranjeri te zgjedhe qe te luaje ne kedo lojtar ta mendoje ai si te arsyeshme.”

“Do te ishte nje sezon pozitiv vetem nese Interi fiton Serie A? Jo, eshte nje cikel i nisur sezonin e shkuar ky.”

“Nuk dua te flas per projekte apo rrugetime: gjithcka mund te permiresohen.”

“Ka zgjenjim per aryse se dolem ashtu nga Champions, dhe e ndjejme zhgenjimin e tifozeve. Ndihemi njesoj edhe neve.”

“Tifozet jane ata qe jetojne me kete besim, prandaj, per ta duhet te japim maksimumin.”

“Kemi detyrim per te dhene maksimumin qe te kapim objektiva te medha.”

“Duhet te permiresohemi me force, por une qe jam brenda dhe vleresoj punen cdo dite di te them se cdo gje po behet shume mire nga te gjithe.”

“Vjet e kemi mbyllur me finalen e Europa League dhe vendin e dyte. Kete vit po vazhdojme ne ato hapa.”

“Jemi eleminuar nga nje kompeticion, po, por kemi edhe dy te tjere qe duhet ti nderojme ne maksimum.”

“Nenvizoj se puna e stafit teknik po merr permiresime cdo dite. Ne janar? Ju flisni per ndertime, por une e refuzoj.”

“Ne po permiresohemi, kur eleminohesh dhe kalojne te tjeret, do te thote se ka diference.”

“Puna ne keto raste eshte e rendesishme, jo merkato. Duhet te vazhdojme te punojme, zhgenjimi duhet te na dergoje ne autokritike. Pastaj te shohim cfare mund te behet per te tjerat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.