Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

160 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Milan Skriniar: “Ja cfare po ndodh me kontraten time me Interin. Mendoj se drejtuesit jane…”

Inter, flet edhe Milan Skriniar: “Ja cfare po ndodh me kontraten time me Interin. Mendoj se drejtuesit jane…”
Inter Club Staff

Milan Skriniar diten e djeshme eshte zgjedhur per te tretin vit radhazi si lojtari me i mire sllovak i vitit.

Lojtari i Interit, ne kete ceremoni ku ka marre cmimin ka folur per mediat lokale edhe per zikalterit dhe te ardhmen ne Milano.

“Fakti se kam fituar me Interin pa dyshim me ka ndihmuar shume ne nivel personal. Kemi fituar Scudetton dhe kete vit mund ta provojme prape.”

“Edhe pse jemi pak prapa ne klasifikim, ne do te tentojme. Serie A eshte shume e ekuilibruar, edhe pse kemi gabuar disa gjera.”

“Gjithesesi, shume shpejt do te kthehemi te fitoret. Per kete jam i bindur. Milan dhe Napoli jane perpara, por neve na mungon ende nje ndeshje per tu rekuperuar.”

“Duam Scudetton dhe do te japim gjithcka ne fushe. Kontrata? Me Interin kam nje kontrate deri ne 2023 dhe mendoj se do te qendroje edhe me shume.”

“Imagjinoj qe drejtuesit jane te lumtur me mua dhe do te me propozojne nje rinovim shume shpejt me Interin.”

“Ne nivel personal? Punoj shume per tu rritur. Kete premio e shoh si nje menyre vleresimi per gjithcka cfare kam bere cdo dite ne karrieren time.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.