
Inter, Biasin zbulon gjithcka: “Eshte koha te mos e permendim me nje emer per merkaton e Interit: nuk eshte objektiv”.
Ne ditet e fundit, pak a shume ashtu si gjithmone ndodh ne merkato, emrat e permendur per merkaton zikalter kane qene te shumte.
Por duket se per njerin, Fabrizio Biasin, gazetari i njohur italian shume prane ceshtjeve te Interit, eshte i sigurt se nuk eshte nje objektiv per Interin.
Ai ka folur diten e sotme per gazeten Libero, dhe ka treguar pak a shume ate qe po ndodh ne lidhje me kete.
“Eshte koha qe te them mendimin tim duke qene se shume po ma kerkojne dhe une kam bere verifikimet e mia”.
“Inter sot per sot, nuk eshte e interesuar per te marre Acerbin si perforcim ne mbrojtjen e saj. Per kete jam i bindur”.
“Acerbi eshte lidhur ne oret e fundit dhe ne ditet e kaluara me nje kalim te mundshem ne Milano por dicka e tille nuk eshte e vertete”.
Keshtu eshte shprehur Biasin per zerat e nje transferimi te mundshem te Francesco Acerbi tek Inter pas lajmeve per largimin e tij nga Lazio.
Acerbi keshtu nuk eshte nje objektiv per zikalterit, ndryshe nga sa eshte perfolur. Inter po shikon per lojtare te tjere per te zevendesuar Ranocchian.