Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

635 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Perisic: “Jam shume i lumtur: ja pse. Ju zbuloj se vitin e kaluar une Interit nuk i kam lene ndeshje pa ndjekur.”

Inter Club Staff

Nje sezon i mbushur plot me suksese ai i Ivan Perisic me bluzen e Bayern Munich. 

Kroati ka qene nje nga protagonistet me te medhenj te sezonit te mrekullueshem te gjermaneve kete sezon qe kulmoi me fitimin e Champions League.

Pas nje viti te vetem, ai gjithesesi eshte rikthyer tek Interi dhe tani me sa duket, e ka mendjen vetem te sezoni i ri.

“Eshte e vertete, kam pasur nje sezon te paimagjinueshem, kam fituar tre trofe me nje skuader shume te madhe.”

“Ne fillim nuk ishte aspak e thjeshte, kisha probleme me tranjerin e pare, por me pas ne shkurt pata probleme edhe me kaviljen, por gjithesesi, ne ja dolem te fitojme gjithcka.”

“Tani jam rikthyer  tek Interi dhe jam shume i lumtur, kam ende dy vite kontrate me Interin.”

“Shpresoj shume qe kete sezon dhe tek tjetri te bejme gjera te medha bashke, jam shume i motivuar.”

“Miqesorja me Pisa? Ishte hera e pare pas tre muajsh ku kam luajtur 90 minuta. Nuk ishte e thjeshte por duhet kohe.”

“E dime qe Contes i pelqen qe te punojme shume sidomos pas vitit te fundit. Jemi nje skuader e mire dhe ne dhomat e zhveshjes kam pare shume deshire.”

“Te gjithe jane gati dhe kane nje uri te jashtezakonshme. Cfare me pret ne kete sezon? Nje vit pozitiv. Vitin e kaluar i kam pare te gjitha ndeshjet e Interit, isha tifozi numer nje.”

“Sa keq qe nuk fituam dicka sepse ishim afer ne cdo kompeticion.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.