Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,166 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mourinho, cfare fjalesh: “Erdha ketu dhe cfare te shoh? Pashe Marotta, Zhang dhe Zanetti qe me…”

Mourinho, cfare fjalesh: “Erdha ketu dhe cfare te shoh? Pashe Marotta, Zhang dhe Zanetti qe me…”
Inter Club Staff

Pas humbjes me Interin e tij, Jose Mouriho ka folur per mikrofonat e Mediaset duke analizuar humbjen 0-2 me Interin.

“Sot kam dy ndjesi te ndryshme qe mund te ekzistojne bashke. Ajo emocionale dhe ajo e fushes se lojes.”

“Menyra se si me kane pritur Zhang, Marotta dhe Zanetti, dhurata, njerezit dhe pritja e tyre ketu: mund te them vetem faleminderit dhe nuk e fsheh dot raportin e perjetshem qe une kam me Interin.”

“Eshte dicka qe ndihet. Por une ketu erdha te fitoja me Romen. Nuk ja dolem, por me perjashtim te pese minutave te para, Roma ka luajtur shume mire.”

“Roma ka luajtur shume mire ndaj nje skuadre qe nuk eshte e thjeshte te luash mire sepse eshte shume e forte.”

“Kemi kontrolluar topin disa here dhe kemi krijuar edhe disa raste per gol, por pa sukses. Kjo per merite te Interit.”

“Pastaj ka ardhur nje gol i dyte qe ka ndryshuar ndeshjen, por edhe arbitri ka qene shume i zoti ne fushen e lojes sot.”

Cfare dhurate te kane bere keta te Interit?

“Nje San Siro teper i bukur, i bere me argjent dhe kristal ku shkruhet qe ky stadium do te jete gjithmone shtepia ime. Por nuk dua te harrohet se e dua shume edhe Romen dhe me vjen keq per kete humbje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.