Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

895 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, futet ne loje Romelu Lukaku per goditjen finale te merkatos? Romano zbulon: “Nuk eshte shaka, shume kane…”

Inter Club Staff

Romelu Lukaku me sa duket po leviz vete per te dhene nje dore per Interin ne goditjen e fundit ne kete merkato.

Per kete eshte i bindur edhe Fabrizio Romano, gazetari dhe eksperti i njohur i merkatos nderkombetare.

Ai ka folur diten e sotme ne “Twitch di SOS Fanta”, ku ka treguar te rejat e fundit rreth goditjes finale te Interit ne mbrojtje.

“Tashme nuk eshte dicka e re qe Inter po tenton qe te beje nje goditje ne prapavijen e saj me Ranocchian qe ka lene nje boshllek jo te vogel”.

“Inter po kerkon Chalobah, nje lojtar mbi te cilin Inter ka vendosur edhe forcat e saj me te medha ne kete moment”.

“E ka kerkuar te Chelsea, por klubi anglez nuk eshte i lehte per tu negociuar dhe deshiron te perfitoje sa me shume”.

“Inter po tenton ta marre 23 vjecarin ne nje huazim te thjeshte, pa pagese, duke paguar rrogen e plote per te”.

“Por Chelsea deshiron dy milione euro, nderkohe nuk deshiron te fuse as te drejte blerje dhe as detyrim blerje ne fund te huazimit”.

“Duhet kuptuar edhe pozita e lojtarit, sepse tek Inter luajne gjithmone tre titullare prej shume vitesh. A do te vinte ai si nje zevendes i sigurt?”

“Por Interi e tundon dhe Lukaku po shtyn shume qe te vije ai. Luk ka zbritur ne fushe vete dhe po ndihmon pikerisht si nje agjent merkatoje. Ai po shtyn fort, por nuk eshte nje operacion i thjeshte”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.