Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

614 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, lajme te mira edhe nga Gjermania: ja fjalet e Rummenigge per Perisic: “Ai si lojtar ka kaluar pritshmerite tona.”

Inter, lajme te mira edhe nga Gjermania: ja fjalet e Rummenigge per Perisic: “Ai si lojtar ka kaluar pritshmerite tona.”
Inter Club Staff

Ne diten e ditelindjes se 64 te tij, Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bayern Munich, ka folur per sajtin zyrtar te klubit bavarez duke thurur elozhe edhe per blerjet e reja te kesaj vere tek Bayern.

Natyrisht nuk kane munguar as fjalet per lojtarin ne pronesi te Interit, Ivan Perisic i cili eshte ne huazim me te drejte blerje te skuadra e Bundesligjes.

Fjalet e Rummenigges kane qene si me poshte: “Mund te themi pa frike se jemi shume te kenaqur me blerjet e reja qe kemi bere.”

“Phipippe Coutinho eshte me te vertete nje nga me te miret ne bote, nje lojtar i nje niveli boteror dhe po behet gjithmone e me e qarte kjo gje.”

“Ai ben diferencen dhe ka gjetur partnerin perfekt tek Robert Lewandowski. Por te mos harrojme edhe Ivan Perisic.”

“Ky i fundit i ka tejkaluar edhe pritshmerite tona duke treguar te gjitha vlerat ne fushen e lojes. Ne te njejten menyre mund te shprehem edhe per dy kampionet e botes francez: Benjamin Pavard i cili eshte nje djale shume punetor dhe Lucas Hernandez qe ka qene blerja me e shtrenjte ne historine e Bayern dhe mendoj se do e shohim ne te ardhmen se sa i mire eshte ai.”

“Nuk duhet te harrojme as edhe lojtare qe kane shume kohe jashte fushave e qe do te na japin nje dore si Michaël Cuisance dhe Fiete Arp.”

Keshtu, Rummenigge ne kete interviste sot ka treguar se Bayern eshte shume i kenaqur deri me tani me Ivan Perisic dhe ky eshte nje lajm shume i mire per Interin duke pare se zikalterit po shpresojne qe bavarezet ne fund te sezonit ta blejne kroatin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.