Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 8, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, GATI NJE REVOLUCION NE VERE? “Bashke me Skriniar largohen edhe kater lojtare: ja emrat”.

INTER, GATI NJE REVOLUCION NE VERE? “Bashke me Skriniar largohen edhe kater lojtare: ja emrat”.
Inter Club Staff

Dikush (te shumte) e ka harruar se Inter ka luajtur per gjysme sezoni pa Lukakun dhe Brozovic, por Inter eshte ne vendi ne dyte.

Ky ka qene edhe mesazhi i Inzaghit, qe pas derbit, ka dashur te tregoje se gjithcka kete sezon ka qene edhe me e veshtire.

Nderkohe qe dikush i ka kujtuar se Inter eshte 13 pike larg vendit te pare pas 21 javsh, nga ana tjeter, tranjeri ka dashur te nenvizoje nje fakt.

Per kete flet edhe La Gazzetta dello Sport, e cila tregon se si Inter vertete i ka vuajtur keto mungesa, por ka ditur ti zevendesoje gjithashtu.

“Kur keta lojtare kane munguar ne fillim, frika ka qene teper e madhe sepse ata ishin dy me te rendesishmit”.

“Por Dzeko dhe Calhanoglu kane rezultuar dy zevendesime te shkelqyera qe kane ndihmuar Interin ne momente kritike”.

“Tani qe do te kthehet edhe Big Rom por edhe Epic Brozo, vendi i titullarit nuk do te jete me super i sigurt”.

“Kjo sepse Inzaghi tashme ka edhe mundesi nderrimi dhe mundesin miksimi letrash ne fushen e lojes nese dikush nuk eshte ne forme”.

“Dicka e tille ishte e paimagjinueshme ne fillim te sezonit. Per belgun sidomos ishte menduar se Inter nuk bente dot pa te, por edhe pa Brozon”.

“Por nga ana tjeter, Lukaku do te kerkoje qe te qendroje tek Inter edhe ne fund te sezonit dhe ky eshte nje lajm i mire se Inter do te kete nje lojtar te motivuar”.

“Por vera e ardhshme nuk do te kete aspak nje vere banale. Pse? Sepse do te ndryshoje nje pjese e mire e skuadres”.

“Pervec Milan Skriniar, qe ka vendosur te largohet drejt PSG, tek Inter do te largohen edhe kater lojtare te tjere”.

“Do te ike Handanovic, me shume mundesi edhe D’Ambrosio, por bashke me ta edhe Gagliardini si dhe Correa”.

“Nderkohe ka edhe te tjere ne rrezik largimi si De Vrij, Acerbi dhe Dumfires te cilet jane ne dyshim, por jo largime te sigurta”.

“Kater te paret shihen si te sigurt per nje karriere diku tjeter, larg Milanos, sepse Inter nuk i ka me ne plane.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.