Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

203 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati nje super goditje alla-Eriksen ne janar? “Kushton 15 milione euro: do te ishte qershia mbi torte per Conten.”

Inter, gati nje super goditje alla-Eriksen ne janar? “Kushton 15 milione euro: do te ishte qershia mbi torte per Conten.”
Inter Club Staff

Shikimi tek Interi eshte gjithe kohes ne drejtim te se ardhmes, por duke menduar me patjeter edhe per te tashmen.

Merkato te ofron me te vertete emra shume te rendesishem e sidomos tregu i parameterave zero kete vit eshte me i nxehte se kurre.

Kjo edhe per faktin se pandemia ka bere qe fondet te mungojne per skuadrat, qe gjithnje e me shume po shohin me shume kujdes kostot.

Por ashtu si ju treguam edhe diten e djeshme, me sa duket eshte e vertete qe Interi po ndjek me shume kujdes nje nga mesfushoret e Liverpool.

Behet fjale per Georginio Wijnaldum, te cilin Marotta ka kohe qe e ndjek me kujdes dhe qe ka rene ne kontakt edhe me agjentet e hollandezit.

Ai eshte ne skadence kontrate ne qershorin e 2021 dhe do te largohet nga Anglia si nje lojtar i lire, edhe pse konkurenca nuk mungon per te.

Mbi te gjitha e kerkon edhe Barcelona, por me sa duket Marotta do te tentoje ate qe ka bere me Eriksen ne janarin e shkuar.

Do i ofroje 15 milione euro Liverpool per kartonin e lojtarit, per te bindur fillimisht Liverpool ta shese qe tani lojtarin dhe ti dhuroje keshtu Contes nje mesfushor me tiparet qe ai deshiron.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.