Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

462 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati oferta per lojtarin brazilian te krahut te majte?

Inter, gati oferta per lojtarin brazilian te krahut te majte?
Inter Club Staff

Ne pritje qe te kuptohet se si do te zhvillohen tratativat e sulmit per Interin, duket se zikalterit po mendojne shume edhe per repartet e tjera.

Nje nga ato reparte eshte edhe ai i kraheve te mbrojtjes (apo te mesfushes, varet si e shikoni) ku Interi eshte ne kerkim te lojtareve cilesore.

Per momentin, zikalterit kane te konfirmuar ne kete repart vetem Ashley Young dhe Antonio Candreva. Italianit pritet ti rinovohet kontrata nderkohe qe Ashley gjithashtu do te nenshkruaje nje kontrate me kohezgjatje nje vjecare.

Por sipas Gazzetta dello Sport, Interi i ka hedhur syte nga nje lojtar tjeter per krahun e djathte edhe pse Moses eshte ende ne dyshim.

“Interi ka nje ide per momentin: Biraghi-Dalbert nuk do te kryhet. Keshtu, Biraghi do te kthehet tek Fiorentina dhe braziliani per te qendruar ne Firenze do te duhet qe te blihet nga Fiore.”

“Edhe Moses nuk pritet te qendroje pavarsisht se Conte ka konsiderate te mire per te. Kjo sepse nga Spanja ka ardhur nje emer i ri per Conten: ai quhet Emerson Royal.”

“Braziliani i ri ka shkelqyer me Betis Sevilla dhe eshte ne pronesi te Barcelones. Te mos harrojme qe Interi dhe Barcelona po flasin prej kohesh me njera-tjetrin per nje operacion tjeter te famshem.”

“Prandaj, mos e humbisni nga shikimi kete emer: pritet shume shpejt qe te behet nje emer i nxehte per merkaton e Interit. Per me shume qe ai luan ne nje skeme 3-5-2.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.