Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

972 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati rinovimi i kontrates se Lautaro Martinez: ja super klauzola e re

Inter, gati rinovimi i kontrates se Lautaro Martinez: ja super klauzola e re
Inter Club Staff

Lautaro Martinez, ndryshe nga bashke kombasi i tij, Mauro Icardi, eshte totalisht brenda projektit te Interit. 

Ai ndodhet ne qender te projektit ne fakt dhe zikalterit besojne shume tek djaloshi qe mberriti ne Serie A vetem vitin e kaluar por duke dhuruar paraqitje shume te mira te cilat e ndihmuan Interin ne momentin e saj me te veshtire.

Lautaro e nisi sezonin si zevendesi i Icardit, por ne momentin kur zikalterit nuk kishin me alternative pas heqjes se shiritit te kapitenit Icardit dhe kur ky i fundit refuzonte te vishte fanellen e klubit ku paguhej, ishte pikerisht Lautaro qe mbajti peshen e sulmit te Interit.

Keshtu, duke u nisur nga sezoni i vjetshem, nga cilesite e tij si dhe nga ajo qe perfaqeson per Interin investimi tek ai, drejtuesit zikalter po mendojne qe ti zgjasin kontraten dhe natyrisht ti ofrojne nje rritje page.

Interi po mendon ti ofroje nje zgjatje deri ne vitin 2024 dhe mendohet se marreveshja do te arrihet pa shume probleme sepse vete lojtari e deshiron kete gje po aq shume sa Interi.

E vetmja pike e rendesishme e diskutimit pritet te jete klauzola e lojtarit qe per momentin duke pare tregun e cmendur te futbollisteve, 111 milione euro qe eshte ajo sot duket e vogel.

Ideja e Interit eshte qe kjo klauzole te kthehet ne nje super klauzole prej 200 milione eurosh dhe ndjesia eshte se do te arrihet nje marreveshje per kete.

Por zikalterit do te ishin te kenaqur edhe me nje klauzole 150 milione euro per te.

Keshtu, lajmi i mire eshte se Lautaro Martinez dhe Interi imagjinojne nje te ardhme bashke dhe ku rritja e klauzoles do te sherbeje per te mbajtur larg pretendentet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.