Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,407 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E pabesueshme nga Manchester. Sky: “United ka ndryshuar kushtet per Sanchez sepse Interi eshte… e pasur!”

E pabesueshme nga Manchester. Sky: “United ka ndryshuar kushtet per Sanchez sepse Interi eshte… e pasur!”
Inter Club Staff

Inter dhe Manchester United gjenden ne kete moment ne nje tavoline tratativash perseri pas negociatave teper te gjata per Romelu Lukaku vetem pak jave me pare. 

Atehere kur ceshtja Alexis Sanchez dukej teper e thjeshte dhe pritej qe lojtari vetem te udhetonte drejt Milanos per t’ju bashkuar skuadres zikalter, ka pasur nje ndalese.

Tashme u bene disa dite qe skuadrat dhe lojtari negociojne, por pergjigja pozitive e United po vonon te vije.

Sipas asaj qe ka treguar Sky Sport ne keto minuta, behet fjale per nje vonese te ardhur vetem nga Manchester United sepse ata kane ndryshuar rregullat e lojes.

Pse? E gjitha sepse Manchester United sapo eshte mbyllur merkato hyrese, ka percaktuar kushtet qe Alexis Sanchez te largohet. Ata kishin percaktuar nje shifer per te drejten e blerjes dhe te huazimit si edhe sa rroge do te paguante Manchester ne rast largimi ne huazim.

Duke u nisur nga ato kishte, Roma kishte trokitur ne deren e tyre dhe kishte gjetur menjehere marreveshjen me United por lojtari i refuzoi ata sepse ne ate moment u fut ne gare edhe Interi duke zgjedhur pikerisht Milanon si destinacion.

Por sipas Sky Sport, tashme United ka ndryshuar cdo gje sepse Interi nuk eshte Roma dhe sipas tyre, Interi eshte nje klub i pasur dhe per kete fakt, ata duhet te paguajne me shume.

Sipas Manchester United, duke qene se financat e Interit jane goxha te mira, ata ndryshe nga Roma duhet te paguajne me shume nga rroga e lojtarit qe fillimisht ishte percaktuar se do te paguhej nga Manchester United.

Nderkohe Interi vazhdon dhe perserit se deshiron qe te respektohet marreveshja fillestare duke mos e rritur oferten e saj. Ne kete moment negociatat vazhdojne, por deri me tani United nuk deshiron ta jape driten jeshile.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.