
Inter, gati sulmi per super talentin e Ancherlecht? “Ja per ke behet fjale. Kosto e tij…”
Pavarsisht se ne mes eshte nje pandemi boterore dhe veshtiresite e klubit jane te medha, scouting i Interit po vazhdon te punoje pa pushim.
E pikerisht nga kjo ne listen e zikalterve ka perfunduar nje nga talentet me ne ze ne Europe dhe qe luan ne Belgjike.
Behet fjale per Francis Amuzu, lojtar krahu i Anderlecht, qe mund te luaje edhe ne te majte por edhe ne te djathte.
Per lojtarin ne te kaluaren eshte interesuar edhe Roma, Eintracht dhe Fenerbahce, por interesi i zikalterve eshte shume i larte.
Nga ana tjeter, lojtari ka te gjitha karakteristikat per tu bere nje lojtar i Interit: eshte i ri, teknik, kushton pak, rreth 8-10 milione euro dhe mbi te githa eshte shume i shpejte dhe luan ne te dy krahet.
Me siguri qe behet fjale per nje talent qe nuk e ka treguar ende se mund te luaje ne futbollin e madh, sepse po flasim per nje lojtar te lindur ne 1999.
Por gjithesesi, lojtarin ne Belgjike deri me tani e kane krahasuar edhe me Raheem Sterling, per nga karakteristikat.
Ndeshjet e radhes se lojtarit do te vendosin shume per te ardhmen dhe mund te jene decizive per Interin dhe drejtuesit zikalter qe mund te vendosin per te investuar per te.