Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

471 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati te perfitohen rreth 60 milione euro menjehere? “Ja skenari. Marotta po mundohet per…”

Inter, gati te perfitohen rreth 60 milione euro menjehere? “Ja skenari. Marotta po mundohet per…”
Inter Club Staff

Inter po studion strategjine per merkaton e radhes dhe po tenton qe te gjeneroje nga huazimet e bera rreth 60 milione euro.

Per kete ka folur sot Tuttosport, e perditshmja italiane, qe tregon edhe planin qe ka Beppe Marotta per te arritur kete.

Gjithcka sipas tyre niset nga emrat e Joao Mario dhe Nainggolan, me te parin qe eshte rikthyer tek Sporting Lisbona dhe ka nje vlere ne bilanc rreth 6,8 milione euro.

Kjo gje do te bente qe klubi zikalter te tentoje ta shese ate rreth 10 milione euro, me nje plusvalence te ndjeshme.

Nderkohe, belgu eshte rikthyer te Cagliari, por ka dy arsye te rendesishme te cilat jane edhe pengesa per qendrimin ne ishull: e para ka te beje me mos renien ne Serie B dhe e dyta me rrogen prej 4,5 milione eurosh qe merr ai.

“Por ka edhe te tjere dhe sipas informacioneve, jane plot pese huazime me te drejta blerjesh te paracaktuara qe nese aktivizohen, do sillnin te Interi 45 milione euro.”

“Behet fjale per 6 nga Gravillion te Lorient, 12 nga Dalbert te Rennes, 13,8 nga Lazaro te Borussia Monchengladbach, 7 per Di Gregorio te Monza, 6,5 per Dimarco te Verona me dy klubet e fundit qe jane shume te interesuara, edhe pse Interi ka ruajtur dy klauzola te rendesishme per ta.”

“Por te mos harrojme edhe lojtare te tjere te huazuar pa te drejte blerje qe mund te sjellin para tek Interi: Pirola te Monza, Brazao te Real Oviedo, Vagiannidis te Sint-Truiden, Salcedo te Verona, Agoume te Spezia, Males te Basilea dhe Esposito te Venezia.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.