Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,211 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, merkato flop? Qeveria kineze & FPF pengesat, por Suning deri me tani ka shpenzuar 530 milione euro

Inter, merkato flop? Qeveria kineze & FPF pengesat, por Suning deri me tani ka shpenzuar 530 milione euro
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport, duke hedhur drite mbi numrat, provon te shpjegoje motivet se per cfare arsyesh Interi nuk mori dot ‘ok’ nga Suning per te investuar ne menyre te ‘rende’ kete merkato janari.

Ne sesionin qe sapo u mbyll, Spalletit ju dhurua Lisandro Lopez dhe mesfushori Rafinha, por i mungoi nje lojtar me cilesite e Pastores apo Ramires, qe tekniku Italian mbase e ka deshiruar shume.

E perditshmja italiane nenvizon soliditetin e grupit nga Nanjing, duke kujtuar edhe blerjet e deshtuara te meparshme (Gabigol dhe Joao Mario mbi te gjithe). Deri me tani jane shpenzuar plot 530 milione euro tek Interi nga Zhang Jindong ne klubin zikalter, para keto qe kane sherbyer per merkaton por edhe per te ngritur Interin edhe nga ana financiare. Nje shifer jo e vogel qe nuk fsheh aspak deshiren e gjigandeve kinez qe te ngritur Interin ne nivelet e duhura dhe deshiren e tyre per te intervistuar tek klubi zikalter. Por per momentin eshte e pamundur te behen sforco ekonomike per shkak te bllokimit ne kine si dhe rregullat e Fair Play Financiar te imponuara nga Uefa.

“Interi ka detyrimin qe te barazoje bilancin ne kete sezon: vitin e kaluar me sponsorizimet e Suning eshte arritur qe te arrihej vetem -25 milione euro humbje por kete vit nuk jane me. Per momentin buxheti eshte ne deficit dhe qe ketu e deri ne qershor duhen realizuar disa plusvalenca nga shitjet per ta arrritur. Pastaj nga 01 korriku Interi do te jete jashte marreveshjes me Uefan dhe do duhet te respektoje rregullat e Uefas si te gjithe klubet: maksumimi nje humbje prej 30 milione eurosh ne harkun e tre viteve. Me pak fjale, zikalterit do te jene me te pavarur se tani, por ende te kujdesshem.”

“Gabimi me i madh i klubit ka qene qe nuk lajmeroi ne kohe tifozet dhe t’i bente te qarte se cila ishte ideja per merkaton e janarit. Po flasim per tifozerine qe mbush San Siron cdo ndeshje dhe qe e meritojne nje shpjegim”, shpjegon Gazzetta dello Sport. Nga ketu e mbrapa gjithesesi pritet edhe nje shpjegim nga Suning, sepse vetem deklaratat e Spallettit dhe te Ausilios nuk mund te mjaftojne.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.