Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

933 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Conte dje ka marre lajmin me te mire te mundshem per sa i perket sulmit

Gazzetta – Conte dje ka marre lajmin me te mire te mundshem per sa i perket sulmit
Inter Club Staff

Conte ka shume kohe qe mezi po e pret nje sulmues te mirefillte ne dispozicion per te ndertuar aksionet e Interit rreth tij dhe per ti mesuar taktikat e reja.

Skema me tre mbrojtes eshte nje skeme teper e veshtire te vihet ne praktike, sidomos kur ti ke nje skuader qe nuk ka luajtur kurre me tre mbrojtesa por edhe kur e ka bere kete gje, ka deshtuar keqazi (kujtojme Gasperinin).

Por duket se deri me tani, Antonios po i ecen mjaft mire sepse skuadra eshte pare mire ne fushe, me grinte dhe duket se ka filluar ta interpretoje mire lojen edhe pse mbrojtja ka ende pune per te bere.

Te gjithe prozhektoret jane te kthyer nga sulmi mes lojtareve qe jane ne dispozicion dhe atyre qe pritet te vijne ne merkato.

Gjithesesi, diten e djeshme Antonio Conte ka pare surprizen e tij perpara syve: ne testin qe u zhvillua ne Appiano Gentile ndaj Pro Sestos, nje sulmues zikalter shenoi tre gola.

“Po flasim per Lautaro Martinez qe sapo eshte rikthyer nga pushimet e gjata dhe ka shkelqyer menjehere duke i treguar Antonio Contes se duhet te prese lajme nga merkato, por nuk duhet te shqetesohet shume sepse ai eshte nje element teper i vlefshem per kete Inter.”

“Lautaro keshtu eshte treguar menjehere i gatshem te ndihmoje Interin dhe te shtunen ne Valencia do te kete provat gjenerale: ai eshte testi i fundit perpara debutimit ndaj Lecces e deri ne ate ndeshje do te duhen edhe dy jave pasta”, nenvizon Gazzetta dello Sport.

“Eshte e qarte qe me afrimin e kampionatit, Lautaro do te menaxhohet ne menyren me te mire te mundshme nga Antonio Conte.”

“Kjo edhe sepse ne ndeshjen e pare te kampionatit, Ivan Perisic eshte i skualifikuar e keshtu si jane punet sot per sot, Contes i mbetet vetem Lautaro, Esposito dhe Politano duke llogaritur qe sulmuesit qe do te vijne nga merkato, nuk do te jene menjehere gati.”

“Por Conte eshte i lumtur me ate qe pa dje, ai nga Lautaro ka marre lajmin me te mire te mundshem per sa i perket sulmit keto dite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.