Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,360 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja cfare fshihet pas fjaleve te ashpra te Perisic: me sa duket lojtari deshiron…”

Inter, Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja cfare fshihet pas fjaleve te ashpra te Perisic: me sa duket lojtari deshiron…”
Inter Club Staff

“Marotta thote qe jemi afer? Nuk flitet keshtu me lojtaret e medhenj, nuk pritet momenti i fundit per te rinovuar…”

Keto kane qene fjalet e Ivan Perisic qe kane dale ne momentin me te bukur nga goja e tij, i cili me sa duket eshte pak i zhgenjyer me ate qe ka ndodhur.

Kane qene fjale ne te nxehte, qe mbase Perisic nuk do i thoshte sot, por tashme i ka thene, dhe ka nga ata qe edhe i japin te drejte deri diku.

Gjithesesi, per kete gje flet sot La Gazzetta dello Sport qe zbulon gjithcka: “Cfare fshihet pas atyre fjaleve? Shume.”

“Ivan nuk e ka merituar rinovimin dje, por e ka merituar ne cdo vrapim qe ka bere kete sezon sepse ka qene fantastik.”

“Ne javet e fundit eshte specializuar edhe me instiktin killer, ka gjetur feeling me golin si nje sulmues race.”

“Bashke me dy golat ne Kupe, ka arritur te shenoje kater gola ne kater ndeshjet e fundit. Kontrata e tij e ka vdekjen natyrale ne 30 qershor dhe ka dyshime shume te medha per rinovimin.”

“Problemi ne kete moment? Perisic kerkon me shume para nga Interi per te rinovuar dhe klubi mund te shkoje deri ne 5 milione euro.”

“Kroati ka kerkuar me shume, por nga ana tjeter edhe klube te tjera te medha qe e kerkojne ate me ate page nuk eshte se ka shume.”

“Ai edhe do te qendroje, por edhe do te marre dicka me shume duke qene se eshte e fundit kontrate e rendesishme ne karriere.”

“Fjalet per Marotten dje erdhen si nje surprize, sepse fjalet e Marottes vete kishin lene te kuptonin se nje marreveshje mund te gjendej.”

“Tani ka nje kapitull tjeter per kete histori dhe duhet pare pak a shume cfare do te ndodhe, por Interi e do Perisic dhe Perisic e do Interin, kjo ska dyshime.”

“Por nje pasiguri te forte ne kete moment, ka. Gjithesesi, nese ka nje lojtar tek Interi qe e meriton rinovimin tani, eshte ai.”

“Mbase mund te ndihet i lenduar qe Interi ka pritur kaq shume, mbase mund te doje dicka me shume. por Interi me te ne fushe ka qene dicka speciale deri me tani.”

“Prandaj, per nje Inter special qe deshiron te vazhdoje te luftoje per trofe, rinovimi i tij duhet te behet prioritet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.