Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,558 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT E NDESHJES – “A eshte normal ky Ivan i tmerrshem? Note fantastike per te, por edhe per…”

NOTAT E NDESHJES – “A eshte normal ky Ivan i tmerrshem? Note fantastike per te, por edhe per…”
Inter Club Staff

Inter ka fituar Kupen e Italise dje mes nje ekzaltimi gjigand ne Olimpico ku fale tifozeve te Interit – qe ishin te barabarte ne numer me ata te Juventusit – jane ndjere si ne shtepi duke qene se jane degjuar me shume se kundershtaret. 

HANDANOVIC 6 – I padeshifrueshem: ben nje pritje autentike ndaj Vlahovic ne pjesen e pare dhe me pas peson nje gol per barazimin ne menyren qe smund te pranohet.

Nje episod qe nderron rrjedhen e ndeshjes dhe qe shtyn Juventusin drejt golit te dyte. E pabesueshem, duke pare se sa i mire eshte treguar ai me topin.

Por qe prej golit te dyte, nuk ka me asnje pune pothuajse me topin se Juventusi del para rralle here dhe asnjehere rrezikshem.

D’AMBROSIO 6 – Ai rolin e xholit po e kthen ne profesion. Zgjidhet nga Inzaghi ne menyre te papritur per te luajtur ne finale.

Dikush do te dridhej nga emocionet, por jo ai. Beri nje ndeshje te madhe dhe mban larg Bernardeschin nga zona e Interit.

Kontrollon zonen e tij pa emocion dhe mundohet me mish e me shpirt te mos lere golin e dyte te futet, por nuk ja del dot.

NGA MINUTA E 63 DIMARCO ME NOTEN 6,5 – Futet si zakonisht per ta bere Interin te paparashikueshem perpara dhe per te shtyre me kujdes ne te majte.

Behet nje xhol edhe ai per rrjedhen qe mori loja dhe Interi fillon te krijoje me shume. Eshte ndihme e madhe per Perisic.

NGA MINUTA E 116′ BASTONI – Pa note.

DE VRIJ 7 – Per te gjithe pjesen e pare e mban mire Vlahovic ne xhep. Por njehere qe serbi niset ne kundersulm e gjen ate jo ne pozicionin e tij.

Sa keq, sepse beri nje ndeshje te madhe. Gjithesesi, ne pergjithesi shume mire dhe ishte pikerisht ai qe fitoi penalltine nga shoku i tij De Ligt.

SKRINIAR 6,5 – I pozicionuar ne qendrne e majte, zone qe nuk e ka shume qef, ben gjithesesi shume mire ne loje.

Ai i jep shume pak hapsira si Cuadrados e si Dybala. Per topat e piset eshte gjithmone i pari qe futet dhe Vlahovic zor se i afrohet.

Ben pak me shume presing nga sa duhet, por ben nje ndeshje te madhe.

DARMIAN 6 – Inzaghi zgjedh ta perdore sepse ai eshte nje sigur dhe ben shume mire. I rregullt dhe merr pjese gjithmone ne aksione.

Ka edhe iniciative. Sa keq qe eshte pikerisht ai qe mban ne loje Vlahovic tek goli i avantazhit te Juventusit.

NGA MINUTA E 63′ DUMFRIES ME NOTEN 6 – Nje sulmues i shtuar per Interin ne ato minuta dhe shume topa te futur ne zone e sa shume topa te kapur me koke te shtylla e dyte.

Shume i cmuar sidomos kur Juventusi kthehet prapa.

BARELLA 7,5 – Goli i tij eshte nje mrekulli e vertete dhe eshte identik me disa perla te se kaluares. I mrekullueshem.

Merr per dore skuadren, rregullon barometrin e shokeve. I shpejte edhe ne kombinime dhe i merr frymen edhe kundershtareve. Vrapon shume, vrapon si Forrest Gump.

BROZOVIC 7 – Nje skene e madhe ka nevoje per dicka me shume se 100%. Keshtu do te ishte per te gjithe, pervec se per kroatin, qe pas ndeshjes eshte direkt gati per pica dhe birra.

Qetesi olimpike, menaxhon ne menyre te pabesueshme te gjithe takimin. Deri ne te 120 nuk ndalet kurre.

CALHANOGLU 7 – Ai futet ne loje me te gjithe personalitetin e tij e madje edhe me shume nga sa njerezit thone se ka.

Ka kellqe per te goditur edhe nje penallti super te rendesishme e nuk gabon. Eshte i cmuar ne cdo faze te lojes per Interin. Nje gjysme note me shume vetem per penalltine e gjuajtur ne menyre mjeshterore.

NGA MINUTA E 91 VIDAL ME NOTEN 6 – Kesaj radhe futet ne loje me motivimin e duhur, gati per te luftuar ashtu si ka bere gjithmone ne karriere. Nuk e humbet busullen ne asnje moment.

PERISIC 9 – Allegri kerkon kujdes te madh sidomos per te, por nuk e ka keq. Gjithesesi, eshte e pamundur te mbahet Ivani i Tmerrshem.

Ivan merr ne dore situaten dhe i dedikon Interit nje Kupe Italie. Pas disavantazhit, eshte ai i pari qe nuk dorezohet.

Pikerisht nga ai nis edhe goli i 2-2 dhe penalltia e fituar. Mbaroi gjithcka aty? Po cfare thoni: 3-2 e shenon ai por edhe 4-2. I pafundem.

MARTINEZ 5,5 – Nevrikoset shume kur Inzaghi e therret ne pankine ne fund te pjeses se pare te shteses, por ka pak per tu ankuar.

Me perjashtim te rastit te penalltise, ska bere asgje ne fushen e lojes.

NGA MINUTA E 91 SANCHEZ ME 5,5 – Perisic merr skenen ne minutat shtese por kiliani ben shume pak per cilesite qe ka. Jo mire.

DZEKO 5 – Le te themi Chiellini e hengri komplet. Nuk mbahet mend nje ndeshje kur ai ishte anulluar ne kete lloj forme. Kesaj radhe deshton komplet.

NGA MINUTA E 63 CORREA ME NOTEN 6 – Me Interin ne disavantazh, Inzaghi i var edhe tek ai shpresat e permbysjes.

Futet ne loje me deshire, edhe pse ka dicka qe i mungon ne metrat e fundit. Ka pak raste te pastra, por duhet te beje me mire.

TRANJERI INZAGHI 6,5 – Merr ne shtepi trofeun e dyte sezonal te cilin e donte me patjeter. Mund nje Juventus te forte.

I duhet te heqe dore nga Bastoni dhe le jashte Dumfries per zgjedhje. Ben zgjedhjet e duhura, sepse Inter luan shume mire.

Nuk kuptohet pse skuadra ra ne ato tre minuta ku pesoi dy gola, por i zoti te ktheje ndeshjen edhe me zevendesimet qe beri.

Nje trofe qe mungonte tek Interi prej 11 vitesh, kesaj radhe rikthehet pikerisht nga Simone Inzaghi: i mbyll gojen edhe njehere atyre qe e vene ne diskutim ende.

JUVENTUS: Perin 5,5, Danilo 5,5 (dal 41′ Morata 6), De Ligt 5,5, Chiellini 7 (dall’84’ Arthur 6), Alex Sandro 6,5 (dal 91′ Pellegrini 6), Zakaria 6,5 (dal 67′ Locatelli 5,5), Rabiot 6, Cuadrado 6, Dybala 6 (dal 99′ Kean 5,5), Bernardeschi 6 (dal 67′ Bonucci 5,5), Vlahovic 6. All. Allegri 5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.