Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 17, 2021

Scroll to top

Top

574 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, dje ne Appiano Gentile ishte prezent edhe blerja me e re e Ausilios: ka lindur ne 2004 dhe i ka kushtuar Interit 500 mije euro!

Inter, dje ne Appiano Gentile ishte prezent edhe blerja me e re e Ausilios: ka lindur ne 2004 dhe i ka kushtuar Interit 500 mije euro!
Inter Club Staff

Pasi eshte mbyllur marreveshja per grekun Georgios Vagiannidis, mbrojtes krahu i klasit 2001 ne skadence kontrate me Panathinaikos, Interi ka bere nje goditje tjeter me prespektive.

Ai quhet Nikola Iliev, mesfushor sulmues bullgar i lindur ne vitin 2004 dhe tashme eshte nje lojtar i Interit.

Ky eshte nje operacion qe eshte mbyllur muaj me pare, por vetem diten e djeshme eshte depozituar kontrata e tij.

Ne garen per te Interi ka bere nje pune te shkelqyer duke mundur edhe skuadra qe jane shume te kujdesshme per talentet europian si puna e Ajax.

Metodi_Shumanov on Twitter: "15-year-old Botev Plovdiv striker ...

Diten e djeshme, djaloshi ka qene per here te pare ne Pinetina per te pare fushat e lojes nga afer dhe strukturat e stervitjes.

Tuttosport ka treguar detajet e marreveshjes: “Ne ditet e kaluara Inter ka arritur te mbylle zyrtarisht marreveshjen me Botev Povdin, klub bullgar, per trekuartistin Nikola Iliev.”

“Nderkohe, dje ne orarin e drekes, ai ka qene ne Appiano Gentile per te pare strukturat e qendres stervitore.”

“Djaloshi qe ka lindur ne 2004 ne vendlindje konsiderohet si nje nga talentet me te medhenj bullgar i dhjete vjecarit te fundit dhe Interi ka mundur Ajax.”

“Kosto e tij ka qene 500 mije euro plus nje perqindje te vogel per rishitjen e tij ne te ardhmen. Iliev sezonin e ardhshem pritet te luaje ndermjet Under 18 dhe Primaveres por ne pergatitjet verore ka mundesi te stervitet edhe nga Conte ndoshta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.