Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

555 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, goditja e madhe do te jete ne mesfushe: ja emri dhe detajet

Inter, goditja e madhe do te jete ne mesfushe: ja emri dhe detajet
Inter Club Staff

Goditja e madhe e merkatos se Interit do te jete ne mesfushe.

Sipas Corriere dello Sport, objektivi i madh i drejtuesve zilalter eshte qe te perforcohet sa me shume nje repart i perforcuar ne menyre te ndjeshme ne vitet e fundit.

Aty kane ardhur njerez si Sensi, Barella dhe me se fundmi Eriksen, por me sa duket Marotta dhe Conte kane nje te preferuar tjeter qe do te donin ta shikonin tek Interi.

Per kete, Corriere dello Sport eshte shprehur keshtu sot ne shkrimin e saj: “Mesfusha e Interit do te fuqizohet ndjeshem.”

“Tashme lloji i lojtarit qe duhet eshte vendosur dhe pasi eshte blere nje si Christian Eriksen ne janar, goditja e radhes do te jete e madhe gjithashtu.”

“I preferuari ne kete aspekt eshte Sandri Tonali per te cilin do te kete konkurence edhe nga Juventusi. Ai eshte nje nga lojtaret me te talentuar ne Serie A.”

“Interi ne buxhet ka mundesi te investoje per Tonalin sepse i ka parate. Por duhet theksuar se Tonali sot per sot vlen plot 50 milione euro edhe pse Brescia mund te kenaqet me me pak duke pare shifrat qe jane ulur per shkak te pandemise.”

“Gjithesesi, ne fund, nese do te jete ne doren e lojtarit se ku te shkoje, tek Interi apo Juventusi, ketu karta Conte mund te peshoje shume ne favor te Interit.”

PO ALTERNATIVAT E TIJ? – “Te gjithe zerat te dergojne tek nje tjeter italian shume i talentuar: Gaetano Castrovilli. Ai eshte nje nder me te miret ne Serie A.”

“Problemi me te eshte se Fiorentina nuk deshiron ta shese. Por Interi mund te hape nje mega tratative me ta ku do te benin pjese edhe shume lojtare te tjere. Eshte pikerisht ai zevendesuesi i pare per Tonalin nese nuk arrihet dot tek lojtari i Brescias.”

Kapitulli Vidal: celesi i atij mund te jete Lautaro Martinez po Interi ka bere me dije se keto jane dy operacione totalisht qe sdo te kene lidhje me njera-tjetren.

Nderkohe, i fundit ne liste eshte mesufshori i Sassuolos, Manuel Locatelli. Ai shihet si opsioni i fundit ne rast se te gjitha alternativat me lart do te deshtonin.

Raportet e mira te Marottes me Sassuolon do benin qe ky operacion te mos kishte asnje problem te shkonte ne port.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.