Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

608 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, i pari pas fitores flet heroi Samir Handanovic: “Kemi te gjithe nje plage te hapur: eshte ajo qe na ka bere…”

Inter, i pari pas fitores flet heroi Samir Handanovic: “Kemi te gjithe nje plage te hapur: eshte ajo qe na ka bere…”
Inter Club Staff

Menjehere pas vershellimes se fundit te Maurizio Mariani, Samir Handanovic, ka dale perpara mikrofonave te Sky Sport per te komentuar ndeshjen.

Ai eshte shprehur shume i lumtur per tre piket por ka dashur te theksoje se rruga eshte ende shume e gjate.

Nje fitore zemre per Interin. A ishte rezultati qe ju prisnit ky?

“Ne prisnim nje ndeshje te veshtire. Atalanta eshte nje skuader e madhe dhe po e tregon kete gje ndeshje pas ndeshje.”

“Na takon qe te fitojme edhe ne kete menyre, kjo eshte rruga e duhur.”

Interi ka mesuar te fitoje ndeshje te tilla keshtu?

“Detajet spostojne ndeshjet. Ato kane goditur dy here ne pjesen e pare por ne u treguam te zotet te mos pesojme gol.”

“Ka qene nje ndeshje e forte, e rendesishme ishte te mos humbisnim pike sepse skuadrat e tjera duhet te perballen me Atalanten.”

Do ta kujtosh kete ndeshje per pritjet ne fund te sezonit?

“Gjithcka nis nga stervitjet ditore. Kemi nje jave per te rregulluar gabimet dhe per te pergatitur me mire ndeshjet. Duke luajtur cdo tre dite kjo gje nuk ishte e mundur.”

“Por ne kemi nje plage te hapur: daljen e hershme nga Europa. Nje plage qe po na ben te pergatitemi me mire per ndeshjet.”

Cfare duhet bere per Skudeton?

“Duhet te fitohen te gjitha ndeshjet deri ne fund. Te mbahet topi kur eshte per tu mbajtur. Cdo ndeshje eshte e ndryshme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.