Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

785 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SportMediaset zbulon: “Interi eshte ndjere e ofenduar nga oferta e Barcelones per Lautaron: ja shifrat.”

SportMediaset zbulon: “Interi eshte ndjere e ofenduar nga oferta e Barcelones per Lautaron: ja shifrat.”
Inter Club Staff

Vazhdon pa ndalese presingu i Barcelones ne drejtim te Lautaro Martinez. 

Klubi blaugran po provon gjithca cfare ka ne dore ne menyre mediatike (per kete arsye ka folur edhe tranjeri i tyre Quique Setien per Gazzetta dello Sport vetem nje dite me pare) per te vene presion mbi Interin por edhe mbi lojtarin.

Toro ne fakt, sipas asaj qe tregon Sport Mediaset, i ka thene po Barcelones per pothuajse 10 milione euro ne sezon, por nuk i ka premtuar qe do forcoje doren me Interin.

Nese kjo blerje do te ndodhe, do te jete nje blerje e sponsorizuar totalisht nga Leo Messi qe deshiron ta kete shok skuadre Lautaron.

Barcelona gjithesesi ne kete moment po luan bllofin. Sipas medias te njohur italiane, situata ekonomiko-politike nuk eshte nder me te mirat tek klubi katalanas qe sipas asaj qe ka referuar edhe Sport Mediaset, nuk mund ta kalojne dot shumen e 45-50 milione eurove cash.

Nje shifer kjo, qe eshte konsideruar nga Interi si ofenduese heren e pare qe i eshte hedhur ne tavolinen e diskutimeve nga klubi katalanas.

Zikalterit sipas asaj qe ka thene edhe AS ne te kaluaren dhe qe citon edhe Sport Mediaset, i kane treguar Barcelones qe pa 90 milione euro dhe 1 ose 2 lojtare ne marreveshje Lautaro tek ata nuk ka shans te ndodhe. Normalisht nese nuk paguajne klauzolen, sepse atehere cdo gje merr fund.

Ne kete moment gjithesesi ceshtja Lautaro pritet te kete zhvillime te ndryshme. Barcelona eshte gjithmone Barcelona dhe me nje Messi si karte speciale gjithcka eshte e mundur.

Por deri me tani Interi ja ka dale ti beje balle mire te gjitha sulmeve mediatike te katalanasve.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.