Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

242 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, i pari qe flet eshte D’Ambrosio: “Me vjen shume keq. Ky barazim sot ndaj Genoas per ne eshte fiks si…”

Inter, i pari qe flet eshte D’Ambrosio: “Me vjen shume keq. Ky barazim sot ndaj Genoas per ne eshte fiks si…”
Inter Club Staff

Danilo D’Ambrosio, nje nga protagonistet e ndeshjes se barazuar ndaj Genoas, ka folur per mikrofonat e Sky Sport pak me pare.

Keto kane qene fjalet e tij ku ai eshte shprehur teper i merzitur: “E dinim qe do te ishte nje ndeshje shume e veshtire, Genoa ndryshoi menyre se luajturi per ne.”

“Pertej rezultatit, ne do te vazhdojme te kerkojme fitoret, gjithmone me kete mentalitet perpara. Pas hapit fals ndaj Sassuolos donim te fitonim dhe sja dolem. Ky barazim per ne eshte fiks si nje humbje.”

“Duhet te mbetemi te perqendruar dhe e dime qe duhet te punojme fort dhe me koken ulur. Duhet te punojme shume.”

“Sot kemi humbur dy pike te tjera dhe me vjen shume keq per kete fakt.”

Cfare shpjegimi jepni ju?

“Nuk besoj te fati i keq. Eshte normale qe kur ke shume raste, nje duhet ta fusesh brenda ne porte. Por eshte nje ceshtje skuadre, jo vetem e sulmuesve. Duhet te jemi me cinik.”

Ne nivel fizik si jeni?

“Vime nga nje muaj ku kemi luajtur cdo tre dite dhe muaji i ardhshem do te jete njesoj. Por per kush luan ne keto nivele, eshte mesuar.”

Eshte ky momenti per te vuajtur dhe per te marre piket edhe me nje loje jo te mire?

“Absolutisht po. Kush nuk vuan nuk fiton. Kush eshte gati te vuaje, per veten dhe skuadren, arrin rezultate te medha.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.