Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

786 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte nuk permbahet pas ndeshjes: “Boll me. Historia e Interit na meson se ky klub kurre…”

Conte nuk permbahet pas ndeshjes: “Boll me. Historia e Interit na meson se ky klub kurre…”
Inter Club Staff

Nje fitore e pa diskutueshme qe vlen nje shtyse te forte per klasifikimin e Serie A.

Interi ka mundur Genoan me tre gola duke mos pesuar asnje dhe ka shtuar avantazhin ndaj Milanit ne +7 pike.

Nderkohe, komenti i Antonio Contes menjehere pas ndeshjes ka qene ky:

Do e shohesh ndeshjen sot?

“Po, edhe sepse futbolli eshte pasioni im. Eshte nje ndeshje e bukur dhe do e shoh me siguri.”

Duket sikur kjo sot ishte nje prove maturie e kaluar me sukses. Cfare sinjali eshte? Sa te lumtur jeni?

“Kemi luajtur kunder Genoas qe ka qene ne nje forme fantastike ne periudhen e fundit dhe ka bere vetem nje pike me pak se ne.”

“Kemi bere shume mire, kemi luajtur ne menyren e duhur, me vendosmerine e duhur. Nuk i kemi lene asgje, dhe kemi bere maksimumin duke shenuar tre gola.”

“Me pas, Perin ka treguar pse eshte nje portier shume i mire duke e shpetuar shume here porten.”

“Mungojne edhe 14 ndeshje, tani kemi perballe Parmen,. Do duhet te tregojme se jemi nje skuader qe antenat i mban lart. Duam qe te japim kenaqesi te medha per popullin zikalter.”

A ka ndikuar sot ai pakti i famshem Scudetto qe eshte bere me skuadren?

“Nuk ka pasur asnje pakt Scudetto, kur je tek Interi duhet te kesh gjithmone ambicjen per te fituar, historia e klubit flet qarte. Boll me. Duhet te perqendrohemi per te bere maksimumin.”

“Ka shume vite qe Interi nuk fiton, vitin e kaluar u afruam shume, edhe pse ishte vitim im i pare.”

“Zhgenjimi per eleminimin e pamerituar ne Champions League na beri qe te merrnim fryme thelle dhe te shikonim cfare duhet te benim me shume.”

“Eshte e paevitueshme qe sot nese do ishim ne Champions, me siguri qe do te luanim me te gjithe si te barabarte.”

Interi ka dhjete pike me shume se Juventusi, nderkohe vitin e kaluar ishin tre me pak ne kete moment. Ky eshte nje sinjal rritje?

“Te mos harrojme se me pare diferenca me Juventusin ka qene 20 pike, prandaj edhe viti ne shkuar kemi bere nje rritje te madhe.”

“Kete vit kemi vazhduar ate qe kishim nisur, por ky parameter sherben per te pare se ku jemi.”

“Po bejme dicka te bukur, duhet te vazhdojme ne kete rruge, edhe duke e ditur se skuadra eshte rritur ne cdo kendveshtrim. Eshte krijuar nje empati e madhe mes nesh.”

Momenti i veshtire i klubit dhe Suning ju ka bashkuar me shume?

“Kur je ne nje klun si Interi, pertej cdo gjeje ti duhet te perqendrohesh te fusha. Une duhet te bej gjithcka qe te mbaj skuadren bashke.”

“Pastaj, ne nuk mund te humbasim energji te kota, nuk duhet te mendojme per gjera qe nuk jane ne doren tone.”

“Duhet te perqendrohemi vetem te ajo ku ne mund te bejme dicka. Te tjerat per ne nuk kane rendesi nese e shohim nga ky kendveshtrim. Duhet te bejme mire ne fushe.”

Mendon se mund te ndryshosh dicka ndaj Parmes?

“Kemi te gjithe kohen e duhur per te rekuperuar lojtaret, duhet te mendojme ndeshje pas ndeshje duke mos bere llogari.”

“Kemi respekt te madh per Parmen dhe D’Aversa eshte miku im. Me siguri do te hedhim ne fushe formacionin me te mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.