Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,240 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin: “Icardi tek PSG? Deri dje nuk kishte asnje shans te ndodhte. Ja cfare e beri te nderroje mendje.”

Inter Club Staff

Ai ka qene nje nga njerezit me pro Mauro Icardit ne te gjithe kete histori te nisur ne shkurtin e shkuar.

Ish-kapiteni i Interit e humbi statusin e tij ne muajin shkurt kur plasi “ceshtja Icardi” qe ka vazhduar qe prej atehere e deri me sot.

Gjate gjithe kesaj kohe, gazetari i njohur italian qe eshte edhe interist, Fabrizio Biasin, ka qene nje mbeshetes i tij dhe shpesh here eshte perplasur edhe me tifozet e Interit per shkrimet e tij pro-Icardi.

Por Biasin ka folur edhe diten e sotme qe eshte dita e kalimit te Mauro Icardit tek Paris Saint Germain, nje mundesi qe deri para pak ditesh nuk mendohej si e mundshme.

Gjate intervistes se tij per mikrofonat e Radio Sportiva, Biasin normalisht eshte shprehur per kalimin (pothuajse te bere) te Icardit tek parizienet.”

“Do ju them dicka shume te sigurt. Deri dje ne kete ore nuk ka pasur as me te voglin shans qe Icardi te spostohej nga Milano.”

“Ai ishte i bindur per te qendruar tek Interi edhe me koston e tribunes. Por ajo qe ka ndryshuar gjithcka ka qene pankarta e tifozeve te Interit poshte shtepise se tyre dhe Wanda e ka perdorur kete per ta bindur.”

“Wanda Nara ja ka treguar ate dhe ka folur me lojtarin gjate duke e shtyre te pranoje destinacionin e Parisit. Edhe pse ka pasur disa oferta, destinacioni i tij do te jete PSG.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.