Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

284 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Inter, ja cfare nuk thuhet per Sassuolon. E gjitha vetem e vetem per te demtuar Interin. Ata jane…”

“Inter, ja cfare nuk thuhet per Sassuolon. E gjitha vetem e vetem per te demtuar Interin. Ata jane…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme, edhe Napoli eshte ndalur ne shtepine e Cagliarit, ne nje ndeshje ku mund te kishte ardhur edhe nje humbje.

Ishte nje rezultat shume i mire, qe nuk ka lejuar skuadren e Spallettit te parakaloje Interin ne klasifikim (me Interin qe ka nje ndeshje me pak).

Por duket se zerat kane qene shume te rende per skuadren zikalter vetem, nderkohe qe te gjitha skuadrat e tjera jane ndalur.

Per kete ka folur opinionisti i njohur De Carlo, i cili ka folur per Radio Kiss Kiss Napoli, dhe ka vene ne dukje dicka te rendesishme per Sassuolon.

“Sassuolo ka nje skuader shume te mire ne kete sezon. Ka lojtare te rinj, plot me entuziazem qe luajne pa shume mendime dhe te motivuar.”

“Interi humbi ndaj tyre dhe ndodhi tragjedia. Por askush nuk ka permendur dicka te pabesueshme ne kete sezon.”

“Ajo Sassuolo qe mundi Interin, ka mundur Juventusin ne Allianz Stadium por ka mundur edhe Milanin ne Meazza.”

“Pra, i ka mundur te gjithe skuadrat e forta ne kete kampionat. Ka bere dicka qe nuk ka ndodhur qe prej 1955-1956 kur Fiorentina e Fulvio Bernardini fitoi Scudetton e pare.”

“Por nderkohe, pikerisht te humbja e Interit ndodhi tragjedia e madhe sepse ishte Interi ne mes. Nje Inter qe per me shume vinte pas nje ndeshje ndaj Liverpool. Por duket sikur gjithcka behet vetem e vetem per demtuar Interin, per te nxjere ata keq.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.