Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

411 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja cfare po ndodh me Alexis Sanchez: “Pas postimit te djeshem fshihet dicka me shume: lojtari ndihet…”

Inter, ja cfare po ndodh me Alexis Sanchez: “Pas postimit te djeshem fshihet dicka me shume: lojtari ndihet…”
Inter Club Staff

Nje mesazh polemik i publikuar diten e djeshme ne instagram por pas nje nate te tere, i fshire menjehere ne mengjes.

Nese per Interin ajo ndaj Sassuolos ishte nje nate per tu mbajtur mend, nuk mund te thuhet e njejta gje per Alexis Sanchez.

Kiliani ka mbetur ne pankine gjate gjithe ndeshjes dhe ka postuar nje foto ku tregohej nje makine luksoze e braktisur ne mesin e pluhurit me shprehjen:

“Kuptoje njehere e mire: ti mund te vlesh shume, por nese ndodhesh ne vendin e gabuar, nuk shkelqen dot.”

Per kete ka folur edhe Corriere della Sera e cila shkruan: “Sanchez ndihet shume i nenvleresuar ne kete moment tek Interi.”

“Ai e ndjen qe nuk eshte ne qender te projektit. Duke pare edhe te dhenat e statistiakat, ai per Inzaghin eshte sulmuesi i katert ne radhe.”

“Jo vetem pas Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko, por ai eshte edhe pas Correa, i cili diten e djeshme e ka nisur si titullar ndeshjen ne Reggio Emilia kunder Sassuolos.”

“Nderkohe Sanchez pas demtimit ndihet se eshte ne nje forme shume te mire dhe mendon se mund ta ndihmoje me shume Interin. Per kete arsye dje ka qene i merzitur sepse mendonte se do te luante disa minuta.”

“Ai eshte shume i zhgenjyer por shpresa eshte qe lojtari ta kete kuptuar gabimin dhe ti kete kerkuar falje shokeve per ate gjest te shemtuar te bere dje. Interi ka nevoje per te gjithe per te luftuar ne kete sezon per yllin e dyte ne fanelle.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.