Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,059 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Nuk mund te humbasim keshtu, asnje justifikim. Thohir ne fund te ndeshjes ka thene…”

Ausilio: “Nuk mund te humbasim keshtu, asnje justifikim. Thohir ne fund te ndeshjes ka thene…”
Ardi Deda

Analize e qarte e Piero Ausilio ne fund te ndeshjes ne mikrofonat e Mediaset Premium: “Nese do te kishim nje shpjegim nuk do te ishim ketu duke diskutuar, trajneri ka dhene shpjegimin e tij. Une te them se nje skuader qe deshiron te luftoje per objektiva ambicioze nuk mund te pesoje gola sic kemi pesuar sot. Nuk mund te kerkosh justifikime sepse nese humb 4 me 1 kunder Cagliarit ne shtepi nuk mund te justifikohesh me asgje, ndoshta ne 11 do te kishim pare nje ndeshje tjeter.

Thohir? I keqardhur si ne, ka ardhur ne dhomat e zhveshjes  dhe ka kerkuar te jape mesazhe pozitive, nga kush pret nje reagim. Nje skuader qe deshiron te jete e madhe duhet te ngrihet menjehere. Per sa i perket aspektit fizik ka folur trajneri dhe ka thene se ne ndeshjen e katert mund te lihej pushim dikush, por nuk duhen gjetur vetem ne aspektin fizik justifikimet per humbjen. Duhet te thuhet se me kete aset taktik deri ne kete moment Inter nuk ka bere keq, kemi pesuar gola ne episode qe me taktiken kane te bejne pak, diskutimin fizik e ka bere trajneri, e perseris, une po shtoj qe na ka munguar pak agresiviteti. Uroj qe te jete nje episod qe nuk do te ndodhe me. Analizat qe do te bejme do te jene mendore jo fizike.

Vitin e kaluar kishim me shume pike? Cdo kampionat ka historine e tij, gjithcka duhet te lihet pas kraheve, Inter nuk eshte bere papritmas nje skuader problematike, te kater golat e sotme me nxehin po sic e shoh une kane te bejne pak me taktiken”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.