Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

983 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja formacioni anti-Lazio i zgjedhur nga Conte: “Nje rikthim i papritur nga minuta e pare?”

Inter, ja formacioni anti-Lazio i zgjedhur nga Conte: “Nje rikthim i papritur nga minuta e pare?”
Inter Club Staff

Inter ka nje qellim kryesor ne kete moment: te mos e ndaloje rrugetimin e saj pozitiv dhe ta filloje pauzen e kombetareve me nje sukses tjeter.

Zikalterit duan qe edhe te ‘hakmerren’ per humbjen e muajit shkurt: ne Olimpico ata humben pikerisht ndaj Lazios, skuadres qe do te kene perballe kete te diele pasdite.

Pikerisht per kete ndeshje ka folur sot La Gazzetta dello Sport, e cila ka treguar edhe lajmet e fundit per sa i perket formacionit te Interit.

“Inzaghi do te kerkoje qe te tregoje se Lazio e tij vlen dhe se ato kater gola te pesuara nga Atalanta kane qene thjesht nje aksident.”

“Por kundershtari perballe nuk eshte nder me te lehtet: eshte nje nga skuadrat me te forta ne Serie A, pikerisht Interi i Contes.”

“Zikalterit do te kene me siguri ne sulm perseri nje njeri qe i vetem shtypi mbrojtjen e Beneventos: po flasim per Romelu Lukaku.”

“Nga minuta e pare pritet qe te rikthehet bashke me te edhe Lautaro Martinez, argjentinasi qe po kalon nje moment teper te mire ne kete moment.”

Nderkohe, ne mbrojtje eshte balotazhi D’Ambrosio-Skriniar ndersa ne mesfushe Eriksen dhe Gagliardini luftojne per nje vend titullari.

Ky mund te jete edhe formacioni i Interit ndaj Lazios:

Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Vidal, Young, Eriksen, Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Keshtu, Eriksen nga minuta e pare do te ishte surpriza e ketij Interi: nje rikthim i papritur nga minuta e pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.