Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

513 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja formacioni anti-Milan i zgjedhur nga Conte: “Nje surprize e madhe ne sulm nga minuta e pare?”

Inter, ja formacioni anti-Milan i zgjedhur nga Conte: “Nje surprize e madhe ne sulm nga minuta e pare?”
Inter Club Staff

Me sa duket Interi nuk ka aspak kohe per te humbur por as per te pushuar, sepse menjehere ka nje ndeshje te madhe perpara.

Diten e neserme, ne darke, do te jete perballe Milani ne Kupen e Italise dhe kjo eshte nje ndeshje per tu fokusuar totalisht.

Zikalterit vine nga nje barazim ndaj Udineses nderkohe Milani vjen nga ajo humbje e thelle me Atalanten 0-3 ne San Siro.

Pervec fitores, Conte deshiron qe ti heqe akoma me shume siguri Milanit me nje fitore diten e neserme. Nderkohe, La Gazzetta dello Sport tregon te rejat per sa i perket formacionit.

“Conte po kerkon qe te motivoje te tijet, por pritet te beje disa ndryshime te rendesishme ne formacion ndaj Milanit.”

“Ai do te shpresoje si fillim te Lukaku, qe ky i fundit te gjeje rrugen e golit, sepse ai Milanin di si ta ndeshkoje: e ka bere disa here ne te kaluaren kete gje.”

“Por duket se surpriza e vertete ne sulm do te jete pikerisht te mungesa e Lautaros, qe do te zevendesohet nga minuta e pare nga Alexis Sanchez.”

“Nderkohe, Conte po mendon edhe per disa ndryshime te tjera, ku kandidate serioze per nje fanelle titullari jane dhe Sensi, Darmian dhe Gagliardini.”

“Formacioni i Interit mund te jete keshtu: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozovic, Sensi, Darmian, Lukaku dhe Sanchez.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.