Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,006 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter jashte Europes, shperthen Suning: “Jane tradhetuar pritshmerite. Ne janar nuk do te kete asnje…”

Inter jashte Europes, shperthen Suning: “Jane tradhetuar pritshmerite. Ne janar nuk do te kete asnje…”
Inter Club Staff

Nje deshtim i paster, pa shume pikepyetje: Interi nuk shkon me shume se sa nje 0-0 kunder Shakhtar Donetsk dhe i thote mire u pafshim Europes, duke e mbyllur ne vendin e fundit te Grupit B te Champions League.

Nje eleminim qe djeg, e qe Suning nuk do e pranoje aspak. Keshtu shkruan sot Corriere dello Sport, e cila shkruan me pas:

“Asnje fitore, aspak kalim turi ne Champions por as Europa League. Fushata e Interit ne Europe ka mbaruar me perpara se te gjithe kete sezon.”

“Keshtu, nese te kaluaren Suning e kishte pranuar eleminimin me shume zor, tashme ata nuk e pranojne aspak ate qe ka ndodhur.”

JANE TRADHETUAR PRITSHMERITE – “Nga Kina me siguri do te vine nota proteste teper te medha per ate qe ka ndodhur ne Europe.”

“Vetem nje fitore dhe vendi i fundit ne grup jane shume pak per nje Inter si ky dhe per ato shpenzime qe ka pasur te ky Inter.”

“Mbi te gjitha, ishte nje grup i kalueshem, me Real Madridi me te keq te mundshem te viteve te fundit.”

“Me Shakhtarin qe pak muaj me pare u mund 5-0 dhe qe kishte pesuar nje mori golash nga Borussia Monchengladbach.”

“Per te mos folur edhe per gjermanet, qe edhe ata jane ne vendin e shtate aktualisht ne Bundesligen gjermane.”

“Keshtu, pasi jane investuar me shume se 230 milione euro (shitjet perjashtuar) dhe pasi i eshte dhene teknikut nje rroge 12 milione euro ne vit, familja Zhang priste dicka me shume.”

VENDIM I EGER POR I DETYRUESHEM: NUK DO TE KETE MERKATO – “Ky eleminim do te sjelle pasoja te medha edhe ne merkato.”

“Nese ne shtator Marotta dhe Ausilio kishin mundur te siguronin disa lojtare me cmim te ulet pasi kishin kompletuar disa shitje.

Me pak se 5 milione per kartonat e Kolarov, Vidal dhe Darmian fale largimit te Godin, Asamoah, Dalbert dhe Candreva por tani eshte shume e veshtire qe Suning te hape portofolat.”

“Zhgenjimi eshte shume i madh, dhe duke pare edhe ndikimin qe pandemia ka pasur ne futboll, duket totalisht e pamundur te ndodhe dicka e tille.”

“Kalimi i turit nga Interi do te kishte sjelle plot 15 milione euro, qe ishin para qe do te ndihmonin skuadren ne merkato.”

“Vetem me Serie A per tu luajtur tashme (ku Suning pret me patjeter qe Interi te arrije nje rezultat te madh, per te cilin eshte folur edhe ne takimin e gushtit ne te famshmen Villa Bellini), Interi duhet te beje maksimumin.”

“Pertej Kupes se Italise, Interi duhet te fitoje kampionatin. Nderkohe, me te gjitha gjasat, Zhang nuk do te autorizoje asnje blerje.”

Keshtu e mbyll shkrimin e saj e perditshmja italiane, e cila paralajmeron nje palevizshmeri te paprecedent tek Interi ne merkaton e janarit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.