Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

315 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, jo vetem Jovic nga Real Madrid: “Ja kush eshte dhurata e dyte qe Marotta do i beje Inzaghit.”

Inter, jo vetem Jovic nga Real Madrid: “Ja kush eshte dhurata e dyte qe Marotta do i beje Inzaghit.”
Inter Club Staff

Beppe Marotta ka dhene nje interviste shume te gjate diten e djeshme ku ka folur edhe per shume gjera ne karrieren e tij dhe per situaten aktuale tek Interi.

Por ajo qe ka rene me shume ne sy ka qene edhe deklarata e tij ku ai thote “nje ose dy dhurata per Inzaghin ne janar do i bejme nese do te jete nevoja”.

E per kete arsye La Gazzetta dello Sport ka folur sot duke treguar se njeri nga emrat eshte Luka Jovic, por jo gjithcka ndalet me te.

Nderkohe qe per sulmin flitet edhe per Lacazette i Arsenal, Marotta po mendon edhe per nje goditje ne mesfushe.

“Pertej sulmit, klubi zikalter po vazhdon te ndjeke me shume kujdes situaten e Nahitan Nandez, mesfushorit gjithckaberes te Cagliarit.”

“Lojtari shihet si nje opsion shume i mire ne merkaton e janarit ne rast se polemikat e tij me klubin aktual do te vazhdojne.”

“Ai shihet si nje goditje ne prespektive edhe per faktin se luan si lojtar krahu, por mund te mbuloje edhe pozicione qendrore ne fushe.”

“Eshte nje investim qe konsiderohet i volitshem edhe per te ardhmen. Ne kete moment jemi ne nje faze vleresimi, asnje tratative nuk ka nisur.”

“Normalisht keto dhurata qe flet vete Marotta do te varen shume dhe nga rrugetimi ne Champions League. Nese skuadra do te kaloje me tej, me siguri do te ndodhe dicka e rendesishme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.