Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 20, 2023

Scroll to top

Top

111 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-JUVE, THELLOHET SKANDALI: “VAR nuk sinjalizoi jo nje por dy prekje me dore: pas Rabiot pamjet tregojne se…”

INTER-JUVE, THELLOHET SKANDALI: “VAR nuk sinjalizoi jo nje por dy prekje me dore: pas Rabiot pamjet tregojne se…”
Inter Club Staff

Me te vertete dicka e pabesueshme ka ndodhur diten e djeshme ne San Siro ne epoken e VAR te goli i Juventusit.

Edhe pse gjithcka u pa shume qarte qe ne transmetim LIVE, arbitri i ndeshjes fillimisht nuk sinjalizoi asgje ne fushe por pas nje kontrolli qe zgjati rreth tre minuta, edhe VAR nuk sinjalizoi asgje.

Por eshte e frikshme ajo qe del ne pah nga pamjet qe sipas VAR nuk kane qene te qarta por qe ne te vertete jane shume te qarta.

“Nuk eshte nje prekje me dore (ajo e Rabiot) por dy te tilla: pas francezit, topin e prek me dore edhe Vlahovic gjate vazhdimit te aksionit”.

“Kete analize e ka bere Sport Mediaset, e cila ka transmetuar nje video te qarte te dy momenteve ku duket qarte gjithcka”.

“Pra, VAR i ka pasur te gjitha pamjet e nevojshme per te anulluar golin ose te pakten per te therritur ne monitor arbitrin e ndeshjes”.

“Ne pamjen e pare duket prekja e Rabiot nderkohe ne pamjen e dyte duket se si leviz muskuli i dores se Vlahovic dhe me pas topi ndryshon rrotullimin e tij por edhe menga e serbit leviz”.

“Pra, goli ka qene totalisht per tu anulluar jo per nje prekje me dore, por per dy prekje me dore me radhe te cilat VAR nuk ka dashur te nderhyje”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.