
Gazetari i njohur italian i habit te gjithe: “E kam pare Lukakun kete vere dhe kush mendon se do jete ai i dy sezoneve me pare…”
Ardhja e Romelu Lukakut ne Itali ka qene nje nga me te komentuarat e kesaj vere ne komplet gadishullin Apenin.
Edhe pse ne fillim dukej e pamundur, Beppe Marotta dhe Ausilio kane bere te mundur rikthimin e Lukakut ne shtepi per shume pak milione pasi e kishin shitur 115 milione euro vetem nje vit me pare.
Nderkohe, duket se Lukaku ne Itali vazhdon te shihet me skepticizem nga shume gazetare edhe pse ai ne dy sezonet e tij ne Serie A ka bindur dhe sterbindur.
I fundit qe ka folur per te eshte Tancredi Palmeri qe ne menyren e tij ka tentuar te paralajmeroje te gjithe se Lukaku nuk do te jete i njejte.
“Une kam nje mendim personal per Lukakun dhe per impaktin qe ai do te kete ne Serie A ne kete aventure te dyte te tij”.
“Edhe pa e pare duke luajtur, po e marr te mireqene se kete pyetje ma keni bere ne 12 korrik, kur ai nuk kishte bere asnje ndeshje per Interin”.
“A me duket Lukaku i njejte me dy vite me pare? Jo, nuk me duket i tille. Nuk mendoj se do te kete ate impakt ne fushe”.
“Edhe pse ka luajtur mire deri me tani, nuk po e llogaris fare. Ky eshte mendimi im. E kam pare Lukakun kete vere dhe kush mendon se do jete ai i dy sezoneve me pare, mendoj se gabohet”.