Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 23, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ka dicka qe nuk e dini per kete forme te mrekullueshme te Lautaro Martinez: “Ai direkt pas…”

Inter, ka dicka qe nuk e dini per kete forme te mrekullueshme te Lautaro Martinez: “Ai direkt pas…”
Inter Club Staff

“Vetem pesembedhjete minuta per te treguar klasin e nje sulmuesi modern. Ne Firenze, ne vendin e kultures, Lautaro Martinez pikturon futboll ne menyren e tij”.

“Me kualitet, vendosmeri, fuqi dhe klas”. Keshtu hapet artikulli i La Gazzetta dello Sport per ndeshjen e madhe te Lautaros ndaj Fiorentines.

“Kater gola ne tre ndeshjet e fundit zyrtare, nga Barcelona e me pas, Toro nuk ka njohur me limite dhe ka mbyllur 43 dite pa gol ashtu si duhet”.

“Ai eshte njeriu me i rrezikshem i Interit ne transferta dhe simboli i rikthimit ne rrugen e duhur nga skuadra e Inzaghit”.

“Lautaro eshte personi i pare prej Pazza Inter, i afte te shenoje dy gola, te jape nje assist dhe te fitoje edhe nje penallti”.

“Ka qene nje ndeshje e ndikuar direkt nga Toro, qe ne Franchi vendos ligjin si nje prej lojtareve me te rendesishem te ketij Interi”.

“Nje penallti alla Batistuta ne shtepine e Batigol, ne syte e Diego Milito, ish-njeriu hero i Tripletes dhe shume i rendesishem edhe per kalimin e tij tek Inter ne 2018”.

“Lautaro ne ditet e kaluara kishte thene se per Interin nuk ka shans qe te terheqe kemben mbrapa edhe pse boterori eshte perpara dhe keshtu ndodhi.”

“E tha, e beri. Mori Interin per dore dhe nuk u ndal nje moment te vetem. Kjo sepse El Toro ky eshte, njeriu i golave dhe i sakrifices”.

“Jane pikerisht ato fjale qe fshehin rikthimin e Toros ne keto nivele: ai kurre nuk e terheq kemben, ndryshe nga si shume kolege, qe mbase luajne edhe me frike ne kete moment.”

“E lum si Inter, qe ka nje si Toro ne skuader. Nje lojtar qe eshte fat ta kesh dhe e shikon gjithe zili nese nuk e ke”.

“Eshte nje 10 moderne, nje sulmues i dyte i afte qe te beje gjithcka per skuadren ku luan, te shenoje por pse jo, edhe te pasoje”.

“Menyra se si ai shenon golin e dyte te takimit eshte totalisht mjeshterore, dhe tregon se ai ka pesuar nje rritje teper te madhe”.

“Kohe me pare, apo disa sezone me pare, do te kishte qene nje rast i humbur, me nje top te marre nga mbrojtesit”.

“Por jo, menyra se si Toro eshte rritur, duket edhe te ai gol: menyra si rekuperon topin, si e mbron, si ben me Martinez Quarta ate qe deshiron.”

“Inter ka nje Lautaro tjeter, nje Lautaro me te mire dhe me te vendosur e ky eshte nje lajm i mire per te gjithe skuadren zikalter”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.