Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

572 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter ka shpetuar per ‘qime’ nga gabimi i tmerrshem qe mund te kishte bere? “Tani nuk ka asnje rrezik qe…”

Inter ka shpetuar per ‘qime’ nga gabimi i tmerrshem qe mund te kishte bere? “Tani nuk ka asnje rrezik qe…”
Inter Club Staff

Eshte normale qe te thuresh elozhe per ata qe figurojne te paret ne tabele apo qe kane treguar cilesi protagonizmi absolut ne kete sezon.

Ky eshte rasti i Nicolo Barella, gjithmone e me shume deciziv per kete Interit te se tashmes si dhe te ardhmes.

Ky esht edhe rasti i Achraf Hakimi, i cili eshte nje arme e papermbajtshme e skuadres se Antonio Contes kur behet fjale per cmontimin e mbrojtjeve kundershtare.

Por te mos harrojme Lukakun dhe Lautaro Martinez, te cilet jane dy peshat e renda ne sulm, e qe pa to nuk shkohet asgjekundi.

Gjithesesi, ne mes te tyre, ekziston edhe nje emer tjeter, qe mbase per pozicionin e terhequr, nuk eshte gjithmone ne qender te titujve mediatik, por ai mund te ishte bere nje nga gabimet me te medha te Interit ne vitet e fundit.

Po flasim per Milan Skriniar. Mbase eshte me pak i bukur per tu pare se nga De Vrij apo Bastoni, te cilet jane me elegant, por eshte kthyer ne nje pike kyce te ketij Interi.

Sllovaku eshte rikthyer me te fund te nivelet e tij dhe eshte bere nje titullar i padiskutueshem ne mbrojtjen e ketij Interi, ashtu si kishte ndodhur edhe ne kohen e Luciano Spallettit kur luhej me kater mbrojtesa.

Dominanca e tij fizike, grinta e tij, por edhe fakti qe merr pjese te cdo levizje e Interit, te bejne te mendosh se numri 37 tashme eshte i pazevendesueshem.

Ne fillim te sezonit, nga zerat e merkatos dhe Covid, Interit i eshte dashur te luaje pa ish-lojtarin e Sampit.

Ne ate kohe, te ai rol u alternua Danilo D’Ambrosio, i cili per karakteristika teknike, mbase nuk arriti ta zevendesonte ashtu si duhej shokun.

Kjo sepse Skriniar eshte me shume nje lojtar qendre dhe Danilo nje lojtar krahu. Hapsirat qe italiani le jane te medha.

Ja pse qe prej ndeshjes me Sassuolon, ne daten 25 nentor 2020, Skriniar ka marre ne menyre fikse ate vend titullari dhe nuk ka qellimin me te vogel ta lere.

Dhe ajo qe i ndodhi mbrojtesit qendror sllovak mund te sherbeje si nje leksion i mire edhe per te ardhmen.

Sepse asnje nuk e harron se si lojtari ne vere, pas nje viti te veshtire, e perfundoi sezonin pas Diego Godin ne hirarki.

Ai ne merkato ishte shume afer Tottenham. Objektivi ishte qe te sakrifikohej djaloshi per te arritur te nje mesfushor fizik.

Nga aty u nis edhe tratativa per nje shkembim me Ndombele. Por gjithcka deshtoi me pas, edhe sepse kjo oferte e Jose Mourinho u refuzua ne minutat e fundit nga, e portugezi eshte nje qe nga lojtaret merr vesh.

Lo Special One e kishte dizenjuar Skriniar si nje mbrojtes per tu marre me cdo kusht.

Por Interi ka thene jo, duke mbyllur rrugen, e duke u penduar qe kishte nisur nje tratative per te.

Perpara se te shitet nje talent, duhen pare edhe karakteristikat njerezore te tij. Ai pushoi nga puna agjentin qe po tentonte ta largonte nga Interi dhe u prezantua ne seline e Interit i vetem, pa agjent, per te firmosur rinovimin e kontrates.

Kur largohet nje si ky lloj lojtari, duhet te mendohesh mire. Shume mire. E per fat te mire, Interi u mendua, dhe evitoi nje nga gabimet me te tmerrshme qe mund te kishte bere ne merkato.

Por eshte pikerisht vazhdueshmeria arma qe i ka lejuar Skriniar te rikthehet ai lojtari qe te gjithe u dashuruan.

Ne 14 ndeshjet e fundit ne Serie A, sllovaku ka marre vetem dy here nota me poshte se gjashta dhe 12 here ka marre vleresime pozitive.

E nuk eshte nje rastesi qe Interi eshte rikthyer me solide ne mbrojtje: prezenca e tij, do apo nuk do, ka nje impakt teper te madh.

Pa harruar edhe dy golat e rendesishem te shenuar ndaj Verones dhe Romes. Eshte natyrale qe te shikosh Nicolo Barella si kapiten te ardhshem te Interit, duke konsideruar perkatesine dhe dedikimin.

Por dy vite me para, per te veshur fanellen zikalter ka ardhur edhe nje lojtar qe e meritoi titullin ‘kapiten e ardhmja’, duke e mbajtur shiritin edhe njehere.

E per te ardhmen te qendroni te qete, ai nuk ka ndermend te ndalet aspak.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.