Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

634 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Lazio, Conte zgjedh formacionin? “Nje surprize nga minuta e pare: pritet qe te luaje pikerisht…”

INTER-Lazio, Conte zgjedh formacionin? “Nje surprize nga minuta e pare: pritet qe te luaje pikerisht…”
Inter Club Staff

Me sa duket, ndeshja me Juventusin eshte pas shpines dhe zikalterit duhet te mendojne per te ardhmen.

Perpara eshte nje ndeshje shume e rendesishme si ajo ndaj Lazios, ku Interi duhet te beje gjithcka per nje rezultat pozitiv.

Kjo edhe per faktin se menjehere pas Lazios do te jete radha e derbit dhe Interi e ka shume te ulet marzhin e gabimit.

Por nuk duhet harruar edhe nje fakt teper i rendesishem: ne rrezik per ndeshjen derbi jane tre lojtare zikalter per shkak kartonash.

Ata jane te tre titullare te padiskutueshem te ketij Interi: behet fjale per Alessandro Bastoni, Nicolo Barella dhe Marcelo Brozovic.

Per kete arsye, Conte mund te vendose keshtu qe te aktivizoje nga minuta e pare Kolarov dhe te lere ne stol njerin prej Brozovic ose Barella.

Keshtu, Conte pritet te beje nje surprize te madhe ne mesfushe, ku mund te zgjedhe nga minuta e pare Gagliardinin: pikerisht ate qe nuk zgjodhi ndaj Juventusit duke prefuruar Eriksen.

Nderkohe, formacioni i mundshem mund te jete ky: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Kolarov, Hakimi, Barella, Gagliardini, Vidal, Young, Lautaro, Lukaku.

Gjithmone nese Arturo Vidal ja del sepse ka disa probleme fizike.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.