Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,753 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, KONFIRMOHET GJITHCKA: “Neser agjenti i lojtarit do te jete ne seline e Interit: gati te mbyllet gjithcka?”

INTER, KONFIRMOHET GJITHCKA: “Neser agjenti i lojtarit do te jete ne seline e Interit: gati te mbyllet gjithcka?”
Inter Club Staff

Diten e neserme ne shtepine Inter do te kete nje takim teper te rendesishem per sa i perket Gleison Bremer.

Nje lajm te tille e jep ne keto momente FcInterNews.it, e cila tregon se tashme eshte i konfirmuar ballafaqimi i radhes i paleve ne seline e klubit zikalter.

“Ne fakt, tek Inter pritet qe te mberrije ne seli diten e neserme Paolo Busardo, i cili eshte edhe agjenti i lojtarit brazilian”.

“Nga klubi zikalter tregojne se qellimi eshte qe te mbyllet gjithcka shume shpejt, mundesisht brenda kesaj jave. Por nderkohe, ka nje te re te rendesishme per sa i perket formules”.

“Inter me sa duket po shtyn fort qe gjithcka te mbyllet me nje huazim me detyrim blerje ne baze te disa kushteve si puna e Correa”.

“Pra, Inter mund te marre Bremer ne huazim per nje vit me nje te drejte blerje ne fund te sezonit qe behet detyrim pas ndonje objektivi te percaktuar”.

“Ne rastin e Correa per shembull, e drejta e blerjes u be detyrim ne ndeshjen e pare te luajtur nga Interi ne vitin 2022”.

“Nga ana e Interit eshte gjithcka gati te mbyllet nese Torino thote po, por nga ana e Torinos nuk ka pasur shume entuziazem per kete propozim, por ata mund te jene te detyruar te pranojne duke pare kushtet. Fillimisht e kishin filluar me nje 40 milione euro kerkese dhe tani kane rene ne 35 milione”.

“Pritet gjithesesi qe kjo shifer te ulet edhe me shume por pse jo, edhe te perfshihet ndonje lojtar i ri ne marreveshje”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.