Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,371 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, kush e zevendeson Perisic? “Ne gare plot pese emra: ja detajet. Njeri prej tyre eshte…”

Inter, kush e zevendeson Perisic? “Ne gare plot pese emra: ja detajet. Njeri prej tyre eshte…”
Inter Club Staff

Ivan Perisic tashme eshte e kaluara per Interin. Lojtari flitet se eshte ne Londer dhe zikalterit po shohin per lojtare per ta zevendesuar ate.

Por ne kete mes, zikalterit nuk po kerkojne nje titullar, por nje lojtar qe te alternohet me Gosens, i cili do te jete titullar.

Investimi qe zikalterit kane bere per gjermanin ne merkaton e dimrit eshte shume i rendesishem dhe prandaj humbja e kroatit nuk perben nje problem te madh.

Nderkohe, sipas Corriere dello Sport, Inter tashme ka plot pese lojtare ne listen e saj per te zevendesuar numerikisht Perisic ne krahun e majte.

“Gjithcka fillon me lojtarin e Genoas, Cambiaso, i cili prej kohesh ndiqet me kujdes dhe sapo ka rene ne Serie B.”

“Nderkohe, nje tjeter lojtar qe ka situate te ngjashme me te eshte Bellanova, i cili luan me Cagliarin dhe eshte nje tjeter lojtar me prespektive.”

“Problemi me te eshte se luan ne te djathte dhe kjo do te bente qe Darmian te kalonte ne te majte dhe te behej zevendesi i Gosens.”

“Me pas eshte edhe Udogie i Udinese por qe vleresohet ne kete moment 15-20 milione euro dhe qe pelqehet nga gjysma e Serie A.”

“Ne fund, Kostic i Eintracht Frankfurt, por qe edhe ky kushton shume edhe pse eshte ne vitin e fundit te kontrates. I pesti ne liste nderkohe eshte Bernardeschi, i cili eshte propozuar nga Pastorello.”

“Te gjithe keta jane emra te vlefshem por Inter ne kete moment nuk ka vendosur ende se per cilin do te futet seriozisht.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.