Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

517 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rey Manaj zbulon per Gazzettan: “Kur isha tek Interi kam bere nje gabim te tmerrshem. Nuk u tregova…”

Rey Manaj zbulon per Gazzettan: “Kur isha tek Interi kam bere nje gabim te tmerrshem. Nuk u tregova…”
Inter Club Staff

Me nje rrugetim te shkurter te Interi, qe kurre nuk u be ashtu si duhet, duket se ka shume pendese per Rey Manaj.

Sot lojtari luan te Barcelona B dhe ka nje te ardhme te gjithen per ta shkruar, por kur ai kthen koken prapa, duket se ka pendese jo pak.

Lojtari shqiptar qe eshte lindur ne 1997 eshte intervistuar nga La Gazzetta dello Sport ku ka folur jo pak per te kaluren e tij italiane.

Lojtaret ndonjehere maturohen nepermjet nje femije, fese ose edhe me kalimin em oshes. Me Manaj, e kujt eshte merita?

“E familjes time. Kur isha tek Interi, prinderit e mi me thonin te isha i perulur por une nuk e kuptoja pse kjo gje ishte e rendesishme.”

“Me thonin mos bej kete apo ate, por une vazhdoja te gaboja. Ky ka qene gabimi im i ‘tmerrshem’ tek Interi. Duhet te isha treguar i perulur.”

Po Gigi Simoni?

“Gigi Simoni me donte shume. Kam mbetur ne kontakt me te deri ne fund fare dhe tani degjohem shpesh me guran e tij dhe djalin e tij Leonardo. Eshte nje person special ne zemren time.”

Me ish-shoket e Interit cfare raporti ke?

“Kam degjuar Perisic disa here, shpesh ne fakt. Kur stervitesha te skuadra e pare e Barcelones ai shkonte ne kombetare me Rakitic dhe flisnim.”

“Ivan meriton shume, eshte nje lojtar i madh. Pastaj une jam nje interist qe prej gjithmone, jam gezuar shume per Skudeton.”

Qe gjithmone? Vertete?

“Po, kur kam ardhur ne Itali ne 2001, Interi ishte pasion. E gjithe familja ime ka qene gjithmone interiste. Jam rritur ne Codogno duke bere tifo per Interin.”

“Nje mbyllje per te ardhmen: cfare do te beje Manaj nga korriku?

“Kam oferta ne Liga dhe ne Itali. Edhe pse nuk dua ta them se nga kush. Une jam nje qe lufton, por mund te rikthehem ne Itali.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.