Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

854 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Keita, intervista e pare si futbollist zikalter: “Kam enderruar Interin qe femije. Tifozeve dua ti them…”

Inter Club Staff

Fjalet e para si lojtar i ri i Interit per senegalezin Keita Balde. 

Kesaj radhe nuk eshte nje interviste ne makine nga ana e Sky Sport por nje interviste e mirefillte per Inter TV, kanalin tematik zikalter.

Ai ne mikrofonat e Inter TV ka zbuluar kenaqesine e tij te madhe per plotesimin e deshires qe kishte dhe transferimin e tij ne skuadren zikalter:

“Jam shume i lumtur qe jam ketu, ne brendesi te familjes interiste. Do te jap maksimumin nga vetja ime per te bere te lumtur tifozet e Interit.”

Tek Interi ai do te gjeje nje mik te vjeter si Mauro Icardi me te cilin ka ndare eksperiencen e tij tek Cantera e Barcelones:

“Me Mauron kam kaluar vite shume te bukura tek Barcelona, e njoh qe femije dhe ai me njeh mua.”

“Por une njoh gjithashtu edhe mister Luciano Spalletti. Per mua ka qene nje suport i madh dhe me ka deshiruar ketu me force.”

“Jam ketu per te dhe per projektin e Interit qe me ka pelqyer shume.”

“Jam rikthyer ne Itali me deshiren per te luajtur ne nje skuader te madhe. Kam eksperience ne kampionat dhe deshiroj te bej mire.”

“Qe femije kur kam hedhur hapat e pare ne fushe kam enderruar qe nje dite te luaj per Interin.”

“I njoh te gjithe lojtaret qe luajne ketu dhe dua te bej sa me mire.”

“Tifozet interist me kane pelqyer shume gjithmone: te sjellshem, te edukuar dhe une dua ti bej te lumtur cdo te diele.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.