Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,137 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Spalletti ka vendosur: ky do te jete formacioni i Interit ndaj Juves!

Gazzetta – Spalletti ka vendosur: ky do te jete formacioni i Interit ndaj Juves!
Inter Club Staff

Sa me shume kalojne oret dhe afrohet ndeshja e madhe e se shtunes, Inter-Juventus, aq me shume rritet ankthi tek tifozerite respektive. 

Eshte nje ndeshje qe do te vendose shume nga te dyja krahet: nje fitore e Interit eshte nje hap teper i madh drejt Champiosn ndersa nje humbje e Juves do te sillte parakalimin e tyre nga Napoli nese keta te fundit do e fitojne ndeshjen e tyre.

Por le te rikthehemi tek kampi zikalter.

Dje, nje virus i lehte ne zorre ka detyruar Borja Valeron te largohet nga fusha e stervitjes ne mengjes, por kjo nuk e ben te jete ne dyshim prezenca e tij te dielen.

Gjithesesi, ne cdo rast, Matias Vecino mbetet favorit ndaj spanjollit per te luajtur perkrah Brozovic ne mesfushe ndaj Juventusit.

Kete gje e shkruan La Gazzetta dello Sport, e cila shton:

“Nje tjeter dyshim ne mendjen e Spallettit, eshte krahu i djathte i sulmit. Pas dy ndeshjes ne pankine pas demtimit te lehte ne kavilje ndaj Torinos, Candreva duhet te rikthehet ne formacion dhe te marre nje vend titullari ne dem te Karamoh.”

“Nder te tjera, dje Candreva eshte pare ne stervitje shume i vendosur duke luftuar fort per cdo top.”

“Ai shpreson ende tek goli i pare sezonal, dhe t’ja shenoje Juves ate nuk do te kishte cmim.”

“Te sigurt perpara per nje vend titullari jane Icardi, Perisic dhe Rafinha, qe dje e ka mbyllur stervitjen me perpara se te tjeret per tu shkarkuar pak, duke qene se vjen nga muaj te tere pa aktivitet sportiv per shkak te demtimit.”

Sipas Gazzetta dello Sport, formacioni titullar i Interit ndaj Juventusit do te jete ky:

Ne porte, Samir Handanovic

Ne krahun e djathte te mbrojtjes, i perhershmi: Joao Cancelo

Ne qender te mbrojtjes dyshja e palevizshme Milan Skriniar dhe Joao Miranda

Ne krahun e majte te mbrojtjes, Danilo D’Ambrosio

Ne qender te mesfushes si regjizor, Marcelo Brozovic

Perkrah kroatit per te bere punen e piset ‘pa top’, Matias Vecino

Trekuartisti i skuadres do te jete Rafinha Alcantara

Ne krahun e majte te sulmit, i perhershmi Ivan Perisic

Ne krahun e djathte, ne vend te Karamoh do te luaje Antonio Candreva

Dhe ne sulm, bomberi Maurito Icardi

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.